☁️
Tiranë 12°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 99.16 ▲1.37%
ARI 4,143 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $82,834 ▲ +0.91% ETH $2,446 ▲ +1.44% XRP $1.3333 ▲ +2.13% SOL $105.9500 ▲ +0.71%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.16 ▲1.37 % ARI 4,143 ▲0.02 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.16 ▲1.37 % ARI 4,143 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kronika

Policia aksion 24-orësh në gjithë vendin, kapen 3 persona në kërkim

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e aksioneve dhe kontrolleve të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, në kuadër të luftës kundër paligjshmërisë dhe rritjes së sigurisë publike e rrugore.

Sipas njoftimit zyrtar, janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale, ndërsa është finalizuar edhe një operacion për goditjen e krimeve mjedisore, ku janë arrestuar 2 persona dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve, policia ka evidentuar 16 raste, me 16 persona të përfshirë. Prej tyre, 4 persona janë arrestuar, ndërsa 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Për krimet kundër personit janë regjistruar 12 raste, ku 1 person është arrestuar, 10 janë proceduar dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar edhe 6 raste të dhunës në familje, me 1 arrestim dhe 5 procedime në gjendje të lirë. Gjithashtu janë plotësuar 2 kërkesa për urdhër mbrojtjeje.

Policia ka arrestuar edhe 2 persona që kishin shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar për moszbatim të vendimeve gjyqësore.

Në fushën ekonomiko-financiare janë evidentuar 2 raste me 2 persona të proceduar, ndërsa për krimet kundër pronës janë regjistruar 6 raste. Një person është arrestuar për zjarrvënie, 4 të tjerë janë proceduar dhe vijon puna për kapjen e një autori të dyshuar për vjedhje.

Sa i përket krimeve mjedisore, janë evidentuar 3 raste, me 2 arrestime dhe 3 procedime për ndërtime pa leje dhe ndotje të mjedisit.

Në sektorin e qarkullimit rrugor janë arrestuar 3 persona dhe 3 të tjerë janë proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka proceduar 2 persona për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 1 tjetër për posedim të një sasie të vogël kanabisi.

Në përfundim, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke garantuar anonimitet dhe reagim të menjëhershëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.