🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.43 ▲2.04%
ARI 3,914 ▼1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,117 ▼ -1% ETH $2,265 ▼ -0.9% XRP $1.2569 ▲ +0.57% SOL $92.4800 ▼ -1.53%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.43 ▲2.04 % ARI 3,914 ▼1.41 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.43 ▲2.04 % ARI 3,914 ▼1.41 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Policia Financiare: Kallëzime penale ndaj inxhinierëve mbikëqyrës dhe kompanive, kanë përfituar mbi 50 milionë denarë në mënyrë të paligjshme

Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër pesë personave fizikë: B.G. dhe G.F. në cilësinë e inxhinierëve mbikëqyrës, si dhe E.N., M.G. dhe N.M., pronarë dhe drejtues të dy personave juridikë, si dhe kundër vetë personave juridikë, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal të RMV-së, “Falsifikim ose shkatërrim i librave afaristë” sipas nenit 280, “Mashtrim në dëm të mjeteve të Bashkimit Evropian – në tentativë” sipas nenit 249-a dhe “Përdorim i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë” sipas nenit 380 të Kodit Penal.

Personat e kallëzuar, në cilësinë e inxhinierëve mbikëqyrës, duke vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, kanë kryer kontroll teknik të objekteve dhe kanë përpiluar raporte përfundimtare me përmbajtje të pavërtetë, në kundërshtim me nenin 33 dhe nenin 90 paragrafi 3 të Ligjit për Ndërtim.

Në këtë mënyrë, u kanë mundësuar personave juridikë që objektet e papërfunduara t’i regjistrojnë në Agjencinë për Kadastër të Pasurive të Paluajtshme dhe të përfitojnë dobi pasurore kundërligjore.

Pronarët dhe drejtuesit e personave juridikë, edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se objektet nuk ishin të përfunduara dhe nuk i plotësonin kushtet ligjore për vënie në përdorim, i kanë përdorur raportet përfundimtare me përmbajtje të pavërtetë si bazë për regjistrimin e objekteve në librat publikë të Agjencisë për Kadastër të Pasurive të Paluajtshme. Qëllimi ka qenë të krijohet përshtypja e rreme se janë përmbushur kushtet për përdorim dhe të mundësohet pagesa e mbështetjes financiare të miratuar nga Programi për Zhvillim Rural në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit të Bashkimit Evropian (IPA 3 – IPARD 2021–2027), duke tentuar të përfitojnë kundërligjshëm gjithsej 50.141.528 denarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.