☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.69 ▲0.68%
ARI 3,999 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,534 ▼ -1.76% ETH $2,249 ▼ -2.74% XRP $1.2657 ▼ -2.09% SOL $98.1000 ▼ -1.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.69 ▲0.68 % ARI 3,999 ▼0.81 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.69 ▲0.68 % ARI 3,999 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Policia, konkurs për të zgjedhur dhe pasuesin e Çakos

Policia e Shtetit ka hapur konkurset për të dhënë gradën drejtues i parë. Top channel ka siguruar urdhrin që specifikon se janë vetëm 5 vende që kanë këtë gradë të lartë dhe duket se konkursi është hapur për të graduar një oficer policie që do të pasojë në detyre ish-drejtorin e Policisë se Shtetit Haki Çako, i larguar nga kjo detyrë.
Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi ka urdhëruar hapjen e procesit të konkurrimit për fitimin e gradës policore “Drejtues i parë”.

Mirëpo drejtori i komanduar Rebani Jaupi që ka shpallur konkursin, i plotëson vetë kriteret, sepse ka gradën “Drejtues i lartë”. Por hapja e konkursit pikërisht tani të bën të mendosh se Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të zgjidhet në radhët e kandidaturave që nuk e plotësojnë kriterin e gradës dhe që do t’i nënshtrohen konkursit për ta marrë.

Zhvillimi i konkursit do të bëhet shpejt. Urdhri parashikon që aplikantët të dorëzojnë dokumentacionin deri më 16 janar dhe më pas Akademia e Sigurisë do të zhvillojë procesin e konkurrimit që do të thotë se gradat do të jepen në një afat kohor brenda 2 javësh.

Siç kemi raportuar edhe më parë, janë disa emra të përfolur si pasues të drejtorit të liruar Haki Çako, ku më fort po lakohen Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Agron Sojati, ish-drejtor i anti-terrorit, aktualisht këshilltar për sigurinë në Kryeministri dhe Gjovalin Loka, Drejtor i Policisë së Shkodrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.