🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.30 ▼0.58%
ARI 4,107 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,226 ▼ -2.19% ETH $2,106 ▼ -5.82% XRP $1.0882 ▼ -6.41% SOL $86.2500 ▼ -3.39%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.30 ▼0.58 % ARI 4,107 ▲0.79 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.30 ▼0.58 % ARI 4,107 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Bota

POLONI – Koalicioni i të Vullnetshëmve nis manovrat ushtarake për garantimin e paqes në Ukrainë

VARSHAVË, 9 nëntor /ATSH-DPA/- Rreth 2 800 ushtarë nga 11 vende pritet të marrin pjesë, duke filluar nga sot në manovrat e para ushtarake të organizuar nga Koalicioni i të Vullnetshëmve me synimin për të mbështetur Ukrainën në periudhën pas përfundimit të luftës, njoftuan ministritë e Mbrojtjes së Francës dhe Britanisë së Madhe.

Manovrat synojnë të testojë mënyrat se si mund të garantohet një paqe e qëndrueshme pas arritjes së suksesshme të një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës.

Polonia është vendi kryesor pritës, ndërsa Franca dhe Britania e Madhe drejtojnë stërvitjen, e cila mban emrin ”Koalicioni 2026”.

Manovrat do të zgjasin deri më 22 nëntor.

Ky koalicion u krijua në fillim të vitit 2025 për të mbështetur Ukrainën.

Vendimi për krijimin e një force shumëkombëshe u mor më pas në dhjetor, gjatë një samiti për Ukrainën të zhvilluar në Berlin.

Sipas Britanisë së Madhe, stërvitja do të simulojë dislokimin e trupave dhe transportin e furnizimeve, si ushqime dhe karburant.

Gjermania pritet të marrë pjesë përmes Bundeswehr-it, me rreth 10 oficerë shtabi, avionë furnizimi me karburant në ajër dhe mbështetje logjistike.

Franca do të kontribuojë me rreth 1 000 ushtarë, sipas të dhënave të ushtrisë franceze, si dhe me sisteme kundër dronëve dhe dronë zbulimi me rreze të shkurtër veprimi.

Vendet e tjera pjesëmarrëse janë Belgjika, Estonia, Lituania, Holanda, Polonia, Spanja dhe Suedia.

Rreth 35 vende janë pjesë e koalicionit./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.