☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.19 ▼2.39%
ARI 4,309 ▼1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,526 ▼ -1.2% ETH $1,749 ▼ -1.66% XRP $1.1778 ▼ -2.17% SOL $71.8300 ▼ -1.41%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.19 ▼2.39 % ARI 4,309 ▼1.66 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.19 ▼2.39 % ARI 4,309 ▼1.66 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Porti i Durrësit, Mandija: Shkelje e Kushtetutës, cënon integritetin territorial

Sekretarja për Transparencën në PD, Ledina Mandija, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv padinë e depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese nga 34 deputetë të PD dhe tre të PL-së, për aferën e Portit të Durrësit.

Mandija deklaroi se marrëveshja cënon rregullat e konkurrencës dhe prokurimit publik ndërsa shtoi se të gjitha procedurat janë bërë në mënyrë të përshpejtuar. Një tjetër shqetësim që ngriti Ledina Mandija është favorizimi nga ana e qeverisë për disa kompanitë panjohura me pronarë në parajsa fiskale.

“Marrëveshja është në kundërshtim me procedurën si është kaluar dhe mënyrën që është ndjekur për procedura të përshpejtuara. S’ka transparencë. Kemi cënim të integritetit territorial për sa kohë bëhet fjalë për 79 hektarë në Portin e Durrësit.

Presidenti i Republikës është anashkaluar. Rama ka kaluar të gjitha etapat, edhe Ministrinë e Jashtme për të dhënë mendimin për sa kohë kemi shkelje të prokurimeve.

Cënim i marrëveshjes së stabilizim asocimit. Shkelje të dispozitave kushtetuese, bëhet fjalë për funksionimin e shtetit ligjor, nismën e lirë ekonomike.

I krijojnë mundësi pa garë kompanive të preferuara, kompani të panjohura, me pronarë në parajsa fiskale dhe që s’bëhen transparente nga qeveria se kush janë ata.”-tha Mandija.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.