☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.89 ▲0.05%
ARI 4,210 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,270 ▲ +0.27% ETH $1,749 ▲ +1.05% XRP $1.1368 ▼ -0.89% SOL $74.1800 ▲ +1.46%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.89 ▲0.05 % ARI 4,210 ▼0.84 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.89 ▲0.05 % ARI 4,210 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Porti i jahteve në Shëngjin, shoqëria Adriatik AS fiton koncesionin Partneritet-Publik-Privat

aShoqëria Adriatik AS u shpall fitues i koncesionit të tipit Partneritet Publik Privat për ndërtimin e një porti jahtesh në Portin e Shëngjinit, për një periudhë 35 vjeçare. Sipas njoftimit të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) koncesioni është i tipit BOT (Ndërtim, shfrytëzim, transferim).
Ministria e Transportit ka njoftuar subjektin Adriatik AS bashkim i kompanive (Feriz Mazreku, Adriatik AS, Velipoja Investment Project sha, Ndërtuesi shpk) se oferta e paraqitur me datë 22 tetor 2015 për dhënien me koncesion të portit të Jahteve është pranuar. Investimi i koncensionarit kap një vlerë prej 730 milionë lekësh dhe negocimi i kontratës do të vijojë për tre muaj.

Sipas ekstrakteve në QKR, kompania VELIPOJA INVESTMENT PROJECTS është krijuar në vitin 2011 (80% të aksioneve i ka Feriz Mazreku dhe 20% Ramadan Mazreku) dhe sipas faqes së internetit ka projekte për ndërtimin e hoteleve me 5 yje. Kompania Ndërtuesi shpk (asioner 100% Besnik Qoshja) është krijuar në vitin 1996 dhe ka objekt kryerje punimesh per ndertimin dhe restaurimin e objekteve te banimit, veprave industriale, social-kulturore, rrugeve automobilistike, shtrimin e linjave elektrike e telefonike, kanalizime etj. Ndërsa Shoqeria Adriatik As ka dhënë në APP këtë adresë “Ulica Pri, Skladoch, nr. 2, PSC, Ober Nove, Zamky, Sllovaki 

Planet për 6 porte
Ministria e Ekonomisë vitin e kaluar shpalli planin për zhvillimin e 6 porteve që do të funksionojnë vetëm për jahtet me qëllim zhvillimin e turizmit elitar, që nga Saranda, Durrës, Kavajë e etj. Nevojat e paplotësuara për investime dhe shërbimeve në infrastrukturë ndaj qytetarëve shqiptare llogariten të kushtojnë 10 miliardë dollarë, sipas një përllogaritje të Ministrisë së Ekonomisë. Ky hendek në shërbime dhe infrastrukturë është gati sa 80 për qind e PBB së vendit. Me ritmet e aktuale të fondeve buxhetore këto nevoja mund të plotësohen në 20 vitet e ardhshme. Burimet nga Ministria e Ekonomisë pohojnë se, pjesa më e madhe nevojave të paplotësuara mësohet të jetë në infrastrukturën rrugore dhe portuale.
Financimet e munguara për rrugët, portet, aeroportet e reja kushtojnë mbi 4 miliardë dollarë. Autostrada Blu, Rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut dhe Porti i Shëngjinit janë projektet më të kushtueshme. Vetëm Porti i ri i Shëngjinit që është në agjendën e qeverisë kushton mbi 1.5 miliardë USD. Duke iu referuar studimit të fizibilitetit, ky port ka për qëllim të zëvendësojë Portin e Durrësit, si porti më i madh industrial në Shqipëri, dhe një nga më të mëdhenjtë në rajon, duke ndërtuar një kapacitet për të mbështetur jo vetëm nevojat kombëtare, por dhe ato të rajonit. Më tej arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorë të tjerë, sjellja e të cilave në standardet evropiane kërkon miliarda dollarë investime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.