🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,722 ▲0.59%
DOW 52,443 ▲0.16%
NASDAQ 26,446 ▲1.06%
NAFTA 100.08 ▼1.65%
ARI 4,071 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,576 ▼ -0.15% ETH $2,349 ▲ +0.49% XRP $1.3231 ▲ +1.61% SOL $101.0200 ▼ -1.19%
S&P 500 7,722 ▲0.59 % DOW 52,443 ▲0.16 % NASDAQ 26,446 ▲1.06 % NAFTA 100.08 ▼1.65 % ARI 4,071 ▲0.82 % S&P 500 7,722 ▲0.59 % DOW 52,443 ▲0.16 % NASDAQ 26,446 ▲1.06 % NAFTA 100.08 ▼1.65 % ARI 4,071 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Presidenti i Kolumbisë bisedë telefonike me Trump, në fokus përpjekjet kundër drogës dhe sanksionet

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro këtë të premte ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Gjatë bisedës telefonike ata u përqëndruan në përpjekjet e Kolumbisë për të zvogëluar kultivimin e bimës koka.

Sipas deklaratës, Kolumbia tha se kishte përmbushur një objektiv të rënë dakord më parë për zhdukjen e rreth 30,000 hektarëve me koka, përbërësin bazë të kokainës, në kuadër të një programi vullnetar.

Qeveria tha se tani pret që totali të arrijë në 41,000 hektarë deri në fund të vitit 2026. Ajo shtoi se financimi për programin është siguruar deri në fund të këtij viti.

Thirrja vjen ndërsa Petro hyn në javët e fundit të presidencës së tij, përpara se konservatori Abelardo De La Espriella të marrë detyrën.

Biseda u zhvillua gjithashtu në sfondin e marrëdhënieve të tendosura midis Bogotës dhe Uashingtonit. Në tetor, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Petros , duke e akuzuar atë për dështim në frenimin e tregtisë së drogës.

Petro i kërkoi Trumpit të hiqte sanksionin personal teksa presidenti amerikan u përgjigj se do të “bënte më të mirën e tij”.

Kolumbia ka qenë prej kohësh një nga partnerët më të ngushtë të sigurisë të Uashingtonit në Amerikën Latine dhe bashkëpunimi kundër drogës ka qenë një pjesë qendrore e kësaj marrëdhënieje për dekada të tëra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.