🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.94 ▼0.2%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,380 ▲ +2.78% ETH $2,418 ▲ +4.94% XRP $1.3140 ▲ +3.09% SOL $95.8400 ▲ +2.97%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.94 ▼0.2 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.94 ▼0.2 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Presidenti Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA

Në fjalimi të mbajtur sot përpara forcave të rendit, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri disa deklarata të forta lidhur me politikën e jashtme dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Duke u ndalur te Irani, Presidenti Trump u shpreh se Irani po pëson një humbje të thellë dhe paralajmëroi një lëvizje të fortë gjeopolitike lidhur me Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës.

“Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq, shumë shpejt do të deklaroj Ngushticën e Hormuzit një territor të Shteteve të Bashkuara,” deklaroi Presidenti Trump.

Trump tha se SHBA ka kontrollin ushtarak detar në atë rajon: “Kjo është në thelb ajo që është. Ne kemi bllokadën. Asnjë anije nuk kalon përveçse nëse ne duam”,- tha Trump.

Gjatë fjalimit të tij përpara forcave të zbatimit të ligjit, Donald Trump, prezantoi të dhënat mbi nivelin e krimit në vend, duke pretenduar rënie historike të të gjitha llojeve të veprave penale gjatë mandatit të tij.

Trump theksoi se masat e ndërmarra nga administrata e tij kanë sjellë rezultate konkrete në sigurinë publike. “Vitin e kaluar, pati mbi 3,100 vrasje më pak se viti para se të merrja detyrën, 10,000 përdhunime më pak dhe 1.1 milion më pak krime me dhunë. Grabitjet ranë me 19%, vjedhjet e makinave pësuan rënie drastike prej 23% – dhe sipas të dhënave më të fundit, krimi ka vazhduar të bjerë ndjeshëm nën udhëheqjen tonë në vitin 2026, me grabitjet që janë ulur me edhe 20% të tjera dhe vrasjet me një rënie shtesë prej 23%.”, tha Trump.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.