☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Presidenti Trump u dorëzon guvernatorëve planin me tre faza për rihapjen e ekonomisë

Do ta rifillojmë jetën së​risht“, tha zoti Trump gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp.

“Po fillojmë përsëri ringjalljen e jetës ekonomike”, tha ai duke shtuar se “ky do të jetë një proces gradual”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i quajti të enjten udhëzimet e Presidentit Donald Trump për rihapjen e ekonomisë “të paqarta dhe jokonsistente” dhe tha se duhej të bëheshin më shumë testime për koronavirusin.

“Dokumenti i paqartë dhe i paqëndrueshëm i Shtëpisë së Bardhë nuk bën asgjë për të kompensuar për dështimin e Presidentit për të dëgjuar shkencëtarët dhe për të prodhuar dhe shpërndarë testime të shpejta në nivel kombëtar,” tha zonja Pelosi në një deklaratë.

Udhëzimet e reja kanë për qëllim lehtësimin e kufizimeve në zonat ku niveli i infektimit është i ulët ndërsa do të vazhdojë të ruhet e njëjta praktikë kufizuese në zonat më të goditura. Në to bëhet e qartë se kthimi në normalitet do të jetë një proces shumë më i gjatë nga sa e parashikoi fillimisht zoti Trump. Zyrtarët federalë kanë paralajmëruar se disa masa distancimi social mund të kenë nevojë të mbeten në fuqi deri në fund të vitit me qëllimin për të parandaluar një shpërthim të ri.

Udhëzimet e reja kryesisht forcojnë planet tashmë në fuqi të guvernatorëve, të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për shëndetin publik në shtetet e tyre.

“Ju do të vendosni” u tha zoti Trump guvernatorëve të enjten pasdite gjatë një telekonference, sipas një regjistrimi audio të siguruar nga “Associated Press”. “Ne do t’u mbështesi”, shtoi zoti Trump.

Vendet me infeksione në rënie dhe testime të forta do të fillojnë një rihapje graduale me tre faza të bizneseve dhe shkollave.

Në fazën e parë, plani rekomandon ruatjen e një distance të rreptë fizike për të gjithë njerëzit ku ndodhen jashtë shtëpive të tyre. Grumbullime njerëzish më të mëdha se 10 persona duhet të shmangen si dhe sugjerohet të shmangen udhëtimet e parëndësishme.

Në fazën e dytë, njerëzit inkurajohen të maksimizojnë distancën sociale kur është e mundur dhe të kufizojnë tubimet me më shumë se 50 persona përveç rasteve kur merren masa paraprake. Udhëtimet mund të rifillojë gjatë kësaj faze.

Në fazën e tretë parashikohet një kthim në normalitet për shumicën e amerikanëve, duke u përqëndruar tek identifikimi dhe izolimi i çdo infeksioni të ri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.