☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Presidentja e PE-së: Duhet përshpejtuar zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor

Për presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka ardhur koha që Bashkimi Europian të gjejë mëyra për të përshpejtuar zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, si një instrument të fuqishëm për të mënjanuar ndikimin malinj të aktorëve të huaj, që tentojnë të detabilizojnë rajonin, përfshirë midis të tjerash përmes fushatave të dezinforimit dhe propagandës.

Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është vital për Bashkimin Europian. Ndaj ne duhet të gjejmë mënyra për të përshpejtuar zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor” ka deklaruar presidentja e Parlamentit Europian. “Gjeografikisht, Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga Bashkimi Europian. Anëtärësimi i Ballkanit Perëndimor nuk do të shënonte vetëm zgjerimin e bashkimit tonë, por ç’është edhe më e rëndësishme, kjo do të shënonte një hap domethënës drejt plotësimit të tij. Ballkani Perëndimor ka pritur në derën tonë tepër gjatë. Ajo për të cilën ka nevojë rajoni dhe ne është qartësia. Ne duhet të kthejmë momentin e integrimit të Ballkanit Perëndimor » ështê shprehur Roberta Metsola.

Ajo ka nënvizuar, se vendet e rajonit kanë vazhduar përpjekjet për integrimin europian, ndërkohë që duhet të bëhen përpjekje për të zgjidhur çështjet bilaterale. “Edhe pse nevoja për vazhdimin e zbatimit të reformave të integrimit vazhdon, ne nuk mund të shtojmë kritere gjatë rrugës të këtij procesi . Bashkimi Europian duhet gjithashtu të mbajë fjalën e tij dhe premtimet tona.

“ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë punën e tyre për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe pavarësisht thirrjeve të Parlamentit Europian, datat për mbajtjen e konferencave ndërqeveritare me tê dyja vendet nuk janë fiksuar ende “ ka theksuar presidentja e Parlamentit Europian, duke përçuar mesazhin, se duhet tashmë të hapen zyrtarisht negociatat me të dyja vendet. Presidentja e Parlamentit Europian është ndalur gjithashtu te fakti, që Kosova ka përmbushur tê gjitha kriteret, qytetarët e saj kanë ende nevojë për viza për të lëvizuar në Bashkimi Europian. Sipas Metsola, BE-ja duhet të jetë e kujdesshme për Bosnjën. “

Kërcënimet e fundit të Putini nuk lenë dyshim, se Putini është i vendosur të vazhdojë fushatën e tij shkatërruese edhe në Ballkanin Perëndimor” ka deklaruar presidentja e Parlamentit Europian.

Ajo ka përmbyllur fjalimin e saj, duke thënë, se zgjerimi ka qenë sukesi më i madh transformues i Bashkimit Europian dhe ndaj Parlamenti Europian është i vendosur për t’a lehtësuar rrugën e rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.