Pretendimet dhe ankimimi i PD për marrëveshjen e huasë 302 milionë USD me SHBA-të, “Kushtetuesja” e kalon në seancë!
Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë për shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike, e cila pretendon se gjatë miratimit të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në janë shkelur procedurat.
Lajmi bëhet me dije nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ligjin që miraton këtë marrëveshje, duke deklaruar se nuk e kundërshton atë në parim, por procedurën përmes së cilës u miratua në Kuvend.
Sipas PD-së, shumica parlamentare ka shkelur Kushtetutën dhe standardet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, duke mos u dhënë deputetëve kohën dhe mundësinë për t’u njohur me përmbajtjen e marrëveshjes dhe për të ushtruar funksionet e tyre parlamentare.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.