🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,998 ▼ -0.24% ETH $2,244 ▲ +0.01% XRP $1.1705 ▼ -2.51% SOL $89.9300 ▼ -0.76%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Prezantohet “Albanian Digital Solution”, Ibrahimaj: Rrit sigurinë dhe transparencën. Shqipëria, vendi më i avancuar në rajon në shërbimet digjitale

Në Tiranë është prezantuar “Albanian Digital Solution Sh.A.”, një nismë e re që synon modernizimin e shërbimeve publike dhe forcimin e inovacionit teknologjik në Shqipëri. Sipas autoriteteve, kjo shoqëri e re do të ketë rol kyç në zhvillimin e transformimit dixhital në vend, duke mos u kufizuar vetëm në mirëmbajtjen e sistemeve ekzistuese, por edhe në implementimin e teknologjive të reja.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit theksoi se Shqipëria ka ndërtuar një nga modelet më të avancuara të qeverisjes elektronike, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

“Sot prezantojmë krijimin e një shoqërie të re që do ta ndihmojë vendin në transformimin dixhital. Kemi ndërtuar një nga modelet më të avancuara të qeverisjes elektronike, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Kemi rritur infrastrukturën shtetërore dixhitale, kemi ngritur e-Albania, kemi ndërtuar infrastrukturën për ndërveprimin e 72 sistemeve në kohë reale dhe kemi 70 databaza që ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve më të shpejta për qytetarët”, tha Ibrahimaj.

Sipas saj, kjo ka sjellë shkurtim të kohës së shërbimeve, ulje të afateve dhe rritje të eficencës së administratës publike.

“Kemi ndërtuar infrastrukturën për identitetin elektronik dhe sigurinë kibernetike, duke bërë të mundur ofrimin e shërbimeve përmes nënshkrimeve elektronike. Shkurtojmë kohën, afatet dhe rrisim eficencën e shërbimeve publike. Transformimi dixhital nuk sjell vetëm efikasitet, por edhe më shumë transparencë dhe më pak korrupsion. Sa më shumë shërbime të gjurmueshme elektronikisht, aq më i ulët është rreziku për ndërhyrje arbitrare”, tha ministrja.

Ibrahimaj nënvizoi gjithashtu se teknologjia po rrit transparencën, integritetin dhe besimin e qytetarëve tek shërbimet publike, duke e cilësuar Shqipërinë si një histori suksesi në këtë fushë. Sipas saj, vendi renditet i teti në Europë për shërbimet digjitale dhe konsiderohet ndër më të avancuarit në rajon në këtë drejtim.

“Teknologjia po rrit transparencën, integritetin dhe besimin tek shërbimet publike. Shqipëria është vendi më i avancuar në rajon për shërbimet elektronike dhe konsiderohet një histori suksesi dhe renditet i 8 në Europë për shërbimet digjitale”, u shpreh ibrahimaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.