☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 29 May 2026
S&P 500 7,578 ▲0.2%
DOW 50,967 ▲0.59%
NASDAQ 26,962 ▲0.17%
NAFTA 87.21 ▼1.9%
ARI 4,590 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $73,870 ▲ +0.3% ETH $2,024 ▲ +0.12% XRP $1.3255 ▼ -0.68% SOL $82.7200 ▲ +0.07%
S&P 500 7,578 ▲0.2 % DOW 50,967 ▲0.59 % NASDAQ 26,962 ▲0.17 % NAFTA 87.21 ▼1.9 % ARI 4,590 ▲1.26 % S&P 500 7,578 ▲0.2 % DOW 50,967 ▲0.59 % NASDAQ 26,962 ▲0.17 % NAFTA 87.21 ▼1.9 % ARI 4,590 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
29 May 2026
Breaking
Politika

Prezantohet “Albanian Digital Solution”, Rama: Kompani e re shtetërore për dixhitalizimin, jo peng i privatit. Synojmë eksportin e zgjidhjeve teknologjike në tregun ndërkombëtar

“Albanian Digital Solution Sh.A.” është një nismë e re e qeverisë që synon modernizimin e shërbimeve publike dhe forcimin e inovacionit teknologjik në Shqipëri. Projekti u prezantua si një fazë e re e zhvillimit të qeverisjes elektronike në vend.

Kryeministri Edi Rama theksoi se krijimi i kompanisë së re shënon një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të administratës publike.

“Sot bëjmë publike një kompani të re në një fazë të re të zhvillimit të qeverisjes elektronike. AKSHI është një histori e jashtëzakonshme suksesi, që ka kaluar përmes një rruge aspak të lehtë, nga një grusht shërbimesh deri në mbi 1000 shërbime publike online,” u shpreh Rama.

Sipas tij, kompania e re do të ketë si mision zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve digjitale pa qenë gjithmonë e nevojshme përfshirja e sektorit privat, duke synuar krijimin e një strukture publike të specializuar në këtë fushë.

Rama shtoi se ambicia është ndërtimi i një kompanie publike të suksesshme në treg, e cila do të shërbejë si qendër për talentet në fushën e teknologjisë, duke ofruar paga konkurruese dhe duke tërhequr edhe profesionistë nga jashtë vendit.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm i kësaj nisme është zhvillimi i zgjidhjeve teknologjike që mund të shndërrohen në prototipe dhe më pas të eksportohen jashtë vendit.

“Kjo kompani e re do të zhvillojë sisteme pa pasur gjithmonë nevojë që shteti t’i drejtohet privatit, por përkundrazi me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të zhvillimit të sistemeve dhe mirëmbajtjes së tyre. Kompaninë më të suksesshme në treg, që të ketë kapacitetin të kthehet në hapësirë për të gjithë talentet, të ofrojë paga më të larta në tregun e kompanive dixhitale dhe t’u japë mundësi edhe talenteve jashtë vendit të bëhen pjesë e saj. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është edhe kapaciteti që do të krijojë shteti për të pasur, përmes kësaj kompanie, zgjidhje të cilat më pas mund të kthehen në prototipe që mund të eksportohen”, tha Rama.

Ai theksoi gjithashtu se kjo nismë do të sjellë ndryshim në qasjen e qeverisë elektronike ndaj shërbimeve publike, duke ulur kostot e mirëmbajtjes së sistemeve dhe duke krijuar hapësirë për investime të reja brenda tre viteve.

“Kjo është ambicia që ka dhe një faturë: ndryshimin e qasjes së qeverisë elektronike ndaj marrësve të shërbimit. Vetëm mirëmbajtja e sistemeve, brenda një harku trevjeçar, do t’i kursejë shtetit dhe vetë qeverisjes elektronike një shumë të konsiderueshme, që sot shkon për mirëmbajtjen dhe mund të kthehet në kapacitete të reja investimesh. Në fazën e parë, do të synohet të hyhet edhe në sektorin privat, i cili sot është në kontrast të thellë me sektorin publik në këtë fushë, që sipas tij shkëlqen në të gjitha klasifikimet ndërkombëtare për shërbimet publike në qeverisjen elektronike”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.