⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,501 ▼0.8%
DOW 52,190 ▼0.3%
NASDAQ 24,819 ▼1.26%
NAFTA 86.86 ▼1.92%
ARI 3,880 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $65,329 ▲ +0.59% ETH $1,851 ▲ +2.15% XRP $0.9691 ▲ +0.97% SOL $72.0900 ▲ +0.66%
S&P 500 7,501 ▼0.8 % DOW 52,190 ▼0.3 % NASDAQ 24,819 ▼1.26 % NAFTA 86.86 ▼1.92 % ARI 3,880 ▼0.16 % S&P 500 7,501 ▼0.8 % DOW 52,190 ▼0.3 % NASDAQ 24,819 ▼1.26 % NAFTA 86.86 ▼1.92 % ARI 3,880 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Politika

“Procesi i integrimit i bazuar në meritë”- Rama: BE na torturon, vendi më i sofistikuar i diktaturës! Për fat të mirë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, ku ka mbrojtur procesin e integrimit të bazuar në meritë.

Gjatë panelit me temë “Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje”, Rama u shpreh kundër ideve për krijimin e formave alternative të integrimit, duke theksuar se procesi aktual është një mundësi që e ndihmon Shqipërinë të forcojë institucionet dhe kapacitetet e saj.

Në panelin e moderuar nga Suzanne Lynch, drejtuese e zyrës së Bloomberg në Bruksel, ku ishin të pranishëm edhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, Milojko Spajić dhe Hristijan Mickoski, si dhe Komisioneri Europian Valdis Dombrovskis dhe eurodeputeti Thijs Reuten, Rama deklaroi se e ka mbështetur prej kohësh procesin e integrimit të bazuar në meritë.

Edi Rama tha:

“Jo vetëm që nuk e kundërshtoj, por kam luftuar për këtë gjë prej një kohe të gjatë. Plani i ri i rritjes është një instrument që e pasqyron këtë qasje nga ana e Komisionit dhe e BE-së vetë. Sepse hendeku ende vijon të jetë i madh dhe nevoja për të pasur më shumë kapacitete për ta mbyllur këtë hendek është e jashtëzakonshme.

Mendoj se përpjekjet për të bërë gjëra si ato që ju përmendët, si anëtar i asociuar për Ukrainën, nuk shkojnë askund. E para, sepse është një gënjeshtër; e dyta, sepse nuk ka të bëjë me ndryshimin e instrumentit të integrimit të BE-së, që është një proces i mbështetur në meritë.

E kam parë këtë me sytë e mi dhe jam përpjekur ta ndaj në të gjitha mënyrat bindjen se procesi i bazuar në meritë është një dhuratë për ne. Është një proces i cili na bën të aftë të bëjmë gjëra që nuk do të ishim në gjendje t’i bënim.

Për fat të mirë, jemi në mes të Europës dhe kemi BE-në. BE-ja është burimi më i jashtëzakonshëm i dijes se si ndërtohen institucionet dhe si krijohet një sistem që funksionon në vetvete. Po kështu, është vendi më i sofistikuar i diktaturës.

Shqipëria sot është një vend krejtësisht ndryshe falë këtij procesi. Të kërkosh të kesh diçka ndryshe nga procesi i bazuar në meritë është njësoj si të marrësh një patentë pa ditur t’i japësh makinës. Rrezikon veten, rrezikon edhe të tjerët. Europa nuk ta jep këtë gjë.

Ajo që mungon është politika. Mendoj që Komisioni ka të drejtën të na torturojë dhe e bën në mënyrë të përsosur. Ndërkohë, ne përmirësohemi falë kësaj torture”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.