☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.35 ▼1.39%
ARI 4,074 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,780 ▲ +1.05% ETH $2,348 ▲ +1.38% XRP $1.3249 ▲ +2.28% SOL $101.2600 ▲ +0.79%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Projekt gjigant urban, si do të transformohet Kalaja e Elbasanit

Është prezantuar dje, 11 maj, projekt-ideja e re për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, në një takim ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri Blendi Gonxhja, kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, si dhe bashkëdrejtuesit e AADF Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli.

Projekti, i prezantuar nga arkitekti Emre Arolat në bashkëpunim me MVM Architecture, përfaqëson fazën e parë të një ndërhyrjeje të gjerë që synon transformimin e Kalasë në një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe turistik.

Sipas prezantimit, nisma ka si qëllim rikthimin e identitetit historik të Kalasë, vlerave të saj arkeologjike dhe rolit në jetën e qytetit, duke e shndërruar në një hapësirë më të aksesueshme dhe funksionale për qytetarët dhe vizitorët.


Projekti parashikon ndërhyrje të integruara për përmirësimin e hapësirave publike, zhvillimin e potencialit turistik dhe rijetëzimin e zonës historike, me synimin për ta kthyer Kalanë e Elbasanit në një motor të ri zhvillimi ekonomik dhe kulturor për qytetin.

Pas prezantimit, pritet vijimi i rakordimit institucional dhe ndjekja e procedurave përkatëse deri në miratimin final të projektit. Fondacioni AADF financon hartimin e projektit, duke sjellë ekspertizë nga arkitektë të njohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Elbasan, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, së bashku me AADF dhe FSHZH, do të ndjekin më tej zbatimin e projektit në të gjitha fazat e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.