☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 79.88 ▲2.04%
ARI 4,000 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $63,180 ▼ -1.57% ETH $1,839 ▼ -2.65% XRP $1.0875 ▼ -1.85% SOL $74.7900 ▼ -1.86%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 79.88 ▲2.04 % ARI 4,000 ▲0.19 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 79.88 ▲2.04 % ARI 4,000 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Politika

Projektligji i ri për BSH: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon mbrojtje të veçantë ligjore për Guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët. Ky projektligj përcakton se ata nuk mund të arrestohen, nuk mund të privohen nga liria, apo t’i nënshtrohen kontrollit personal dhe të banesës pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas nenit 72 të projektligjit, përjashtim bëhet vetëm në rastet kur Guvernatori ose zëvendësguvernatorët kapen në flagrancë ose ndiqen menjëherë pas kryerjes së një vepre penale.

Në të gjitha rastet e tjera, prokurori i çështjes duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të marrë autorizimin për arrestimin ose kontrollin. Gjykata duhet të shprehet brenda dy javëve nga paraqitja e kërkesës.

Projektligji përcakton gjithashtu se, nëse Gjykata Kushtetuese nuk merr një vendim brenda këtij afati, kërkesa për autorizim konsiderohet e refuzuar.

“Neni  72

Dispozita të veçanta për administratorët

 1. Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen ose të privohen nga liria në ndonjë formë, as t’i nënshtrohen kontrollit personal apo të banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveç rasteve kur kapen në flagrancë ose ndërsa janë në ndjekje menjëherë pas kryerjes së një krimi.

2. Me përjashtim të rastit të specifikuar në pikën 1 të këtij neni, prokurori i çështjes duhet të kërkojë menjëherë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese përpara se të kryejë arrestimin, kontrollin personal ose të banesës së Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorëve.  Gjykata Kushtetuese merr vendim për autorizimin brenda dy javëve nga data kur i paraqitet çështja. Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos brenda këtij afati kohor, kërkesa për autorizim konsiderohet e refuzuar”, thuhet në nenin 72 të projektligjit për Bankën e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.