⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,684 ▲1.52%
DOW 52,840 ▲2.03%
NASDAQ 25,901 ▲2.08%
NAFTA 93.75 ▼2.44%
ARI 4,040 ▲2.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,498 ▲ +4.13% ETH $2,438 ▲ +6.67% XRP $1.3237 ▲ +4.06% SOL $96.5700 ▲ +3.83%
S&P 500 7,684 ▲1.52 % DOW 52,840 ▲2.03 % NASDAQ 25,901 ▲2.08 % NAFTA 93.75 ▼2.44 % ARI 4,040 ▲2.53 % S&P 500 7,684 ▲1.52 % DOW 52,840 ▲2.03 % NASDAQ 25,901 ▲2.08 % NAFTA 93.75 ▼2.44 % ARI 4,040 ▲2.53 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Prokuroria е Maqedonisë nuk zbulon detaje rreth aksidentit me tre viktima në Bllacë

Prokuroria Publike nuk zbulon detaje të reja rreth aksidentit me pasojë tre viktima në autostradën e pa përfunduar nga Bllaca drejt Shkupit. Ndonëse ende e pa konfirmuar nga Prokuroria, dyshimet kryesore janë se drejtuesi i automjetit ka gabuar rrugën pak metra para se të arrijë në kufirin e Bllacës, me çka është kyçur gabimisht në autostradën e re në gjatësi prej dy kilometrave, e e cila përfundon në greminë. Përgjatë këtij aksi, nuk ka ndriçim e as shenja sinjalizuese të cilat paralajmërojnë se autostrada nuk është në funksion.

“Menjëherë pas ngjarjes është kryer mbikëqyrje nga ana e prokurorit publik, janë dhënë urdhëra për autopsi dhe për veprime të tjera për zbardhje të plotë të rastit dhe për momentin ende po punohet”, thonë nga Prokuroria Publike.

Ministria e Punëve të Brendshme kanë demantuar spekulimet për pistë tjetër të shkaqeve të aksidentit pasi u tha se tre shtetasit e Kosovës janë ndjekur nga një veturë tjetër.

“MPB i hedh poshtë të pavërtetat dhe spekulimet e publikuara në një pjesë të mediave lidhur me aksidentin rrugor në autostradën PKK Bllacë – Shkup, në të cilin humbën jetën tre persona, sipas të cilave pretendohet se viktimat janë ndjekur nga një automjet tjetër që është paraqitur rrejshëm si veturë policore dhe se një dukuri e tillë është vërejtur edhe më parë. Apelojmë që të mos përhapen dezinformata. As nuk është evidentuar një dukuri e tillë dhe as nuk ka ndonjë denoncim për të ashtuquajturën “polici e rreme”. Organet e rendit do ta zbardhin shkakun që ka çuar në këtë aksident trafiku”, u shprehën nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Tre shtetasit e Kosovës janë varrosur sot, ndërsa Komuna e Vushtrrisë ka shpallur ditë zie në nderim të viktimave./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.