☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,646 ▼0.08%
DOW 50,836 ▼0.14%
NASDAQ 26,820 ▼0.15%
NAFTA 91.76 ▲1.48%
ARI 4,198 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,350 ▲ +0.1% ETH $2,687 ▲ +0.02% XRP $1.4888 ▼ -1.32% SOL $117.5500 ▼ -1.79%
S&P 500 7,646 ▼0.08 % DOW 50,836 ▼0.14 % NASDAQ 26,820 ▼0.15 % NAFTA 91.76 ▲1.48 % ARI 4,198 ▲0.26 % S&P 500 7,646 ▼0.08 % DOW 50,836 ▼0.14 % NASDAQ 26,820 ▼0.15 % NAFTA 91.76 ▲1.48 % ARI 4,198 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se i shkaktoi shtetit mbi 15.7 milionë euro dëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, Naser Hafizit, për tri vepra penale, ndërsa një aktakuzë tjetër është ngritur ndaj personit me inicialet I.B. për armëmbajtje pa autorizim.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, Hafizi akuzohet për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarja e parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, N.H., gjatë periudhës 2021–2023, në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Mjedisit, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare.

Prokuroria pretendon se veprimet e tij kanë pasur për qëllim t’u mundësonin përfitime të kundërligjshme pasurore operatorëve ekonomikë, përfshirë ambalazhuesit e ujit, duke i shkaktuar, sipas aktakuzës, dëm buxhetit të shtetit në shumën prej 15 milionë e 752 mijë e 486 euro e 7 centë.

“ I pandehuri akuzohet se nuk i ka dërguar të gjithë operatorët ekonomikë në vlerësim të Grupit Punues Ministror. Ndërsa, pas pranimit të raportit nga ky grup, N.H. operatorët me qëllim të favorizimit i ka selektuar në tri grupe, duke u mundësuar që detyrimet financiare të përcaktoheshin mbi bazën e raportimeve të tyre të paverifikuara”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Po ashtu, sipas aktakuzës, Hafizi nuk i ka zbatuar vlerësimet e Grupit Punues në përcaktimin e borxheve të operatorëve ekonomikë dhe dyshohet se ua ka zvogëluar detyrimet financiare për shfrytëzimin e ujit.

Në rastin tjetër, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj I.B. për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin ndaj I.B./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.