Propozimi i ri i Komisionit Europian, që favorizon Shqipërinë: Anëtarët e rinj të BE me të drejta të plota, por me një
Në dokumentin e ri të Politikës së Zgjerimit, që Komisioni Europian do ta bëjë publik ditën e martë, është propozuar që, për vendet kandidate, në momentin që të bëhen anëtare të BE të kenë të drejta të plota, por me një përjashtim.
A2 CNN raporton se KE do të propozojë që anëtarët e rinj të mos e ushtrojnë të drejtën e vetos në çështjet e zgjerimit, sidomos kur ka mosmarrëveshje dypalëshe.
Sipas propozimit, nëse Shqipëria do të bëhet anëtare e BE, do të ketë të njëjtat të drejtat si anëtaret ekzistuese me përjashtimi që në mbledhjet e këshillit të BE të mos përdorë veto, kur bëhet fjalë për anëtarësimin e një vendi të ri.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.