☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,738 ▲0.2%
DOW 52,515 ▲0.26%
NASDAQ 26,465 ▼0.05%
NAFTA 103.37 ▲3.47%
ARI 4,051 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,570 ▲ +0.1% ETH $2,334 ▼ -0.46% XRP $1.3122 ▼ -0.75% SOL $101.0000 ▲ +0.07%
S&P 500 7,738 ▲0.2 % DOW 52,515 ▲0.26 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 103.37 ▲3.47 % ARI 4,051 ▼0.57 % S&P 500 7,738 ▲0.2 % DOW 52,515 ▲0.26 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 103.37 ▲3.47 % ARI 4,051 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Protesta e 83-të, Tepelena thirrje 15 kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltën kundër qeverisë

Këtë të premte u mbajt protesta e 83-të në Tiranë, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ndërsa më pas u mblodhën përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Aktivisti Andi Tepelena u bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga reforma territoriale, që të dalin në shesh kundër Edi Ramës. Duke folur nga sheshi, ai theksoi se janë ende në kohë për të shpëtuar bashkitë e tyre, nëse iu bashkohen protestuesve që kërkojnë largimin e kryeministrit.

“Ju bëj thirrje kryetarëve të bashkive që i prek reforma. Janë 15 bashki që priten të shkrihen. Në vitin 2014, fundin që patën disa bashki, si ajo e Fushë-Krujës, e Sukthit, që janë të shpopulluara. Thirrja ime është që kryetarët t’u bashkohen sheshit dhe protestuesve. Keni një detyrim ndaj qytetarëve që ju kanë mbështetur dhe ndaj vendlindjes së tyre. Përpara se të kenë të njëjtin fat që kanë pasur bashkitë e tjera në 2014, janë në kohë t’i bashkohen revoltës dhe të bashkojnë bashkitë e tyre. Të bashkohen edhe qytetarët”, tha ai.

Protestuesit mbanin në duar edhe pankarta me mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama. “Rama out”, thuhej në një prej tyre, duke kërkuar largimin e kryeministrit.

Në një tjetër pankartë shkruhej “Dorëheqja ka emër”.

Më pas, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, duke brohoritur njëzëri: “Dorëheqje!”

Pjesë e kërkesave të tyre janë edhe rrëzimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie teknike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.