☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▼1.11%
DOW 51,584 ▼0.17%
NASDAQ 26,713 ▼1.81%
NAFTA 95.10 ▲1.02%
ARI 4,125 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,816 ▼ -1.75% ETH $2,433 ▼ -3.09% XRP $1.3293 ▼ -3.15% SOL $104.4500 ▼ -3.06%
S&P 500 7,718 ▼1.11 % DOW 51,584 ▼0.17 % NASDAQ 26,713 ▼1.81 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,125 ▼1.24 % S&P 500 7,718 ▼1.11 % DOW 51,584 ▼0.17 % NASDAQ 26,713 ▼1.81 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,125 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Protesta e dhunshme, ministrja Ismaili: Jo mbi kurrizin e të rinjve dhe Shqipërisë europiane! Zbatimi i ligjit nuk garantohet

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka reaguar mbi protestën e dhunshme të zhvilluar në Tiranë, me akte vandalizmi, djegie dhe dëmtime të pronës publike e private.

Në një reagim të publikuar, ajo dënon dhunën dhe shkatërrimin, duke theksuar se demokracia, liria dhe shteti i së drejtës nuk cenohen nga dëmtimi i godinave.

Ismaili akuzon organizatorët për nxitjen e akteve të dhunshme dhe për përdorimin e të rinjve në funksion të interesave politike. Ajo e mbyll reagimin me apelin që dhuna të mos zhvillohet në kurriz të të rinjve dhe të Shqipërisë europiane.

“Shqipëria sot nuk digjet dot se i vutë flakën mureve, as se thyet xhama, as se shkulët semaforët.

Se, në fakt, demokracia, liria, zbatimi i ligjit nuk garantohen nga mure e godina.

Institucionet janë ligjet, rregullat dhe fryma që ato përcjellin, në përputhje me standardet europiane, të cilat nuk mund të nxihen as nga tymi i pishave dekorative, as nga tryezat e punës të bastisura prej mendjes suaj, që armikun më të madh ka të bukurën.

Sot u dogjën biznese, institucione, pemë prej atyre që rininë e kanë parë asgjë më shumë e asgjë më pak sesa mish për top.

Sot, kur shkollat janë të investuara e të rikonstruktuara, apo të ndërtuara të reja, sot kur të rinjtë paguhen më mirë, sot që u garantohen sigurimet shoqërore, sot që pensionet janë rritur, sot që financohen projekte e ide, që mbështeten doktoratura e studime shkencore, sot që ofrohet kredia studentore njësoj si në çdo vend europian, sot që ofrohen shtëpi me kredi të butë, shtëpi me interes 0%, sot që garantohet siguria dhe rendi, sot që kemi turizëm gjithëvjetor, sot që mbështetet fermeri, sot që mbështeten bizneset e vogla dhe të mesme, sot që ka programe për studentët ekselentë, praktika pune.

Këto nuk fshihen, nuk harrohen e nuk zhbëhen as me flakë e as me dhunë. Nuk zhbëhen as me godina të shkatërruara.

Shteti qëndron i fortë nga politikat, nga nismat, nga projektet e programet që shkojnë bashkë me vizionin.

Pedagogë që kërcënojnë studentët për të dalë në shesh, duke harruar se dega e PD-së është tjetërkund, larg auditorëve.

Nëse huliganët thyejnë, djegin e shkatërrojnë, e konsideroni se është faji i policisë që nuk u garanton siguri, ama nëse policia ndërhyn, e konsideroni dhunë ndaj protestuesve.

Hip se të vrava, zbrit se të vrava!

Sot është e njëjta dorë që nuk e duronte dot qetësinë e protestës qytetare, adresimin e çështjeve përmes dialogut dhe përjashtimin që protestuesit paqësorë u bënin atyre. Natën, në fshehtësi, organizuan atë që dinë të bëjnë më mirë, atë që mezi e mbajtën deri sot; djegien, shkatërrimin dhe prishjen e imazhit të Shqipërisë. Një padurim për pushtetin që e dinë se nuk do ta kenë, mesazhin për të cilin e morën edhe nga shpërfillja që protokollet e partnerëve tanë ndërkombëtarë i bënë kryetarit të tyre.

Në mes të gjithë këtij organizimi e pas tij është e njëjta dorë që, si kufomë politike, e vdekur dhe e pakallur ende, kërkon të ushqejë me gjak etjen e tij për pushtetin e munguar.

Krejt e kuptueshme përse, dëshpërimisht, pas çdo kapitulli që mbyllet me BE-në, ju doni të hapni një kapitull të ri dhune në Shqipëri.

Por jo mbi kurrizin e të rinjve dhe jo mbi kurrizin e Shqipërisë europiane”, shkruan Ministrja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.