Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…
Gazetari i TV Klan, Merin Maçi, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka dhënë detaje lidhur me publikimin online të disa videove me përmbajtje seksuale, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Sipas Maçit, bëhet fjalë për rreth 10 video të plota, ndërsa më pas prej tyre janë shkëputur episode të ndryshme, të cilat janë shpërndarë online.
Gazetari tha se janë kontaktuar edhe personat që shfaqen në këto materiale. Sipas tij, janë identifikuar gjithsej tetë persona, dy prej tyre meshkuj.
Dy prej personave u shpreh gazetari të kontaktuar nga Policia kanë deklaruar se janë të gatshëm të flasin për këto pamje.
Sipas informacioneve, gazetari Maçi tha se videot dyshohet se janë regjistruar gjatë fundit të vitit 2024 dhe gjatë vitit 2025.
Materialet, sipas gazetarit, janë publikuar fillimisht në një grup në Telegram. Nga verifikimet paraprake të IP-së, grupi rezulton të jetë krijuar apo administruar nga jashtë vendit.
Për këtë grup, sipas Maçit, ka nisur gjithashtu një hetim kryesisht. Gjatë bisedës, Maçi u shpreh se nga pistat që po hetohet lidhet me mundësinë e një ndërhyrjeje në serverët e kamerave të një studioje muzikore, ku dyshohet se janë regjistruar videot.
Hetuesit pritet të verifikojnë sistemet e kamerave, mënyrën e aksesimit të tyre dhe rrugën përmes së cilës materialet kanë përfunduar në internet.
“Bëhet fjalë për dhjetë video të plota dhe më pas janë hequr prej tyre disa episode që janë shpërndarë në rrjet. Jnaë kontaktuar edhe personat që janë pjesë e këtyre videove. Janë kontaktuar me telefon, dhe dy prej tyre kanë deklaruar se do flasin. Janë identifikuar tetë persona, dy prej tyre janë meshkuj dhe të tjerët janë vajza. Janë filmuar këto videot në fund të 2024 dhe në fillim të 2025.
Këto video janë hedhur në një grup telegram fillimisht. Grupi, nga IP-ja që është verifikuar rezulton të jetë jashtë vendit. Edhe për këtë grup ka nisur një hetim kryesisht.
Të gjithë personat e përfshirë do merren në pyetje nga Policia. Dyshimet paraprake të hetuesve flasin për një ndërhyrje në serverat e kamerave, që ishin ën studion muzikore”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.