☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.41 ▼0.12%
ARI 4,078 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,191 ▼ -5.12% ETH $2,241 ▼ -7.3% XRP $1.1995 ▼ -9.03% SOL $90.1800 ▼ -6.67%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.41 ▼0.12 % ARI 4,078 ▼0.86 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.41 ▼0.12 % ARI 4,078 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës mbeten pezull, qytetarët kritikojnë vonesat

Kur po i afrohemi fillimit të muajit gusht, investimi i nisur në pjesën fundore të shëtitores “Taulantia” në Durrës ende nuk ka përfunduar, pavarësisht premtimeve të inxhinierit të firmës zbatuese dhe kryetares së Bashkisë, Emiriana Sako, se punimet do të mbylleshin brenda muajit qershor.

Në kantierin e ndërtimit, të hapur në një nga hapësirat publike më të frekuentuara të qytetit, për të dytën verë radhazi mungojnë punëtorët dhe mjetet e rënda. Zvarritja e punimeve ka sjellë pakënaqësi te qytetarët, të cilët e konsiderojnë të papranueshme lënien përgjysmë të investimit gjatë sezonit turistik.

“Ne nuk na pengon se rrugën e kemi, por bie shumë në sy për keq. Punimet nuk duhen lënë kurrë në mes. Duhej të ishin përfunduar me kohë. Një herë u lanë pas dore, tani janë lënë sërish”, thotë një qytetar.

“Këto punime duhen përfunduar sa më shpejt. Është një pamje shumë e keqe dhe nuk duket sikur do të mbarojnë ndonjëherë”, shprehet një tjetër.

Punimet, të nisura vitin e kaluar, ishin planifikuar të zgjasnin tetë muaj, por edhe ky investim publik nuk është përfunduar brenda afateve të parashikuara. Ndërkohë, kantieri është kthyer në një vend ku grumbullohen mbeturina, duke dëmtuar pamjen e shëtitores dhe përvojën e turistëve e vizitorëve gjatë sezonit veror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.