☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,516 ▼ -1.01% ETH $2,340 ▼ -2.4% XRP $1.2880 ▼ -1.2% SOL $101.0800 ▼ -2.55%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Putin bisedë telefonike me Trump për një zgjidhje politike afatgjatë në Siri

Presidenti rus, Vladimir Putin siguroi sot presidentin amerikan, Donald Trump se po punonte në mbështetje të një zgjidhjeje politike afatgjatë në Siri pas kishte pritur Bachar al-Assad dhe një ditë para një samiti me Iranin dhe Turqinë.

Pasi ndihmoi Bachar al-Assad të rimarrë avantazh në terren përballë rebelëve dhe xhihadistëve, mjeshtri i Kremlinit, mbështetësi kryesor i regjimit sirian, theksoi se fazës ushatarake po i vjen fundi dhe kërkon të rifillojë procesin e zgjidhjes politike.

Ai ka shtuar kontaktet për disa ditë bisedime nën drejtimin e OKB-së në Gjenevë më 28 nëntor, që do të përqendrohen në kontributin për t’i dhënë fund një lufte që ka shkaktuar të paktën 330 000 të vdekur në gjatë vite dhe miliona të zhvendosur.

Pasi priti dje presidentin sirian, Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, pavarësisht marrëdhënieve jo shumë miqësore mes Moskës dhe Uashingtonit.

Sipas Kremlinit, Putin theksoi se ishte i gatshëm të punonte në favor të një zgjidhjeje afatgjatë të konfliktit në bazë të rezolutave të OKB-së duke nënvizuar nevojën për të ruajtur sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Më 11 nëntor, Putin dhe Trump, publikuan një komunikatë të përbashkët duke përjashtuar çdo zgjidhje ushtarake dhe duke kërkuar zgjidhje paqësore në kuadër të procesit të Gjenevës, por që prej asaj kohe mosmarrëveshjet verbale kanë qenë pothuajse të përditshme mes dy vendeve mbi Sirinë, ku ata kanë ndërhyrë ushtarakisht.

Kjo bisedë u zhvillua një ditë para një samiti mes presidentit rus dhe homologëve turk, Recep Tayyip Erdogan dhe iranian Hassan Rohani në Soçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.