☁️
Tiranë 18°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.63 ▲0.37%
ARI 4,845 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,979 ▲ +1.51% ETH $2,355 ▲ +1.66% XRP $1.4088 ▲ +3.99% SOL $85.4200 ▲ +2.92%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.63 ▲0.37 % ARI 4,845 ▲0.45 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.63 ▲0.37 % ARI 4,845 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Sociale

Qeveria jep ‘OK’ për 30 shkollat e reja

Qeveria shqiptare i ka hapur rrugë ndërtimit të 30 shkollave të reja në Tiranë. Lajmi i mirë u bë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit elektoral në zonën e Kasharit.

“Qeveria shqiptare, kryeministri ynë Edi Rama sapo aprovoi projektin e bashkëfinancimit me Bashkinë e Tiranës për 30 shkolla të reja, nga të cilat dy 9-vjeçare dhe një e mesme do ndërtohen në zonën Kashar-Yzberisht-Kombinat. Pra 3 shkolla të reja, aq sa ka kërkuar vetë komuniteti këtu”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Tiranës për në 25 qershor në mënyrë që të vijojë mbështetje e pushtetit qendror për investimet në Tiranë. Veliaj deklaroi se brenda një vit e gjysmë, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një numër rekord kopshtesh dhe çerdhesh, të cilat nuk u ndërtuan gjatë kohës së Bashës.

“Vetëm në këtë vit kemi rikonstruktuar 30 çerdhe në Tiranë, aq sa po ndaj me kryeministrin para ca ditësh dhe ambasadori francez më tha një ditë, e hoqa nga një çerdhe private, e çova në një çerdhe publike, jo për çmimin, por sepse pashë se si trajtohej, se çfarë cilësie kishte infrastruktura, pashë se si ushqehej.

Partitë tona s’janë njësoj, një parti që bëri 11 vjet çerdhe me Edi Ramën, një parti që prapë bën çerdhe sot me bashkinë e re të socialistëve dhe një parti tjetër që për katër vite s’ndërtoi asnjë çerdhe. Ne kemi bërë 36 kopshte në vetëm një vit e gjysmë”, tha Veliaj.

Duke u ndalur tek banesat sociale, Veliaj deklaroi se ndryshe nga administrata Basha që i bllokoi, brenda një kohe të shkurtër u mundësua shpërndarja e tyre tek njerëzit në nevojë. Gjithashtu Veliaj theksoi se Bashkia do të shpërndajë edhe kreditë e buta për të pastrehët, ndërkohë që gjatë drejtimit të Bashkisë prej Bashës, përfitues ishin vetëm ministrat, deputetët apo drejtorët demokratë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.