☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.74 ▲1.84%
ARI 4,059 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,436 ▲ +1.86% ETH $2,365 ▲ +2.06% XRP $1.3264 ▲ +1.63% SOL $102.7900 ▲ +2.69%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.74 ▲1.84 % ARI 4,059 ▼0.39 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.74 ▲1.84 % ARI 4,059 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Qeveria Kurti krijon ekip për heqjen e tarifës

Derisa presionet për largimin e taksës po rriten, Qeveria Kurti ka krijuar ekipin që do të merret me heqjen e taksës. E, pavarësisht kërkesës së ndërkombëtarëve për largimin e taksës pa reciprocitet, Kurti nuk po heq dorë nga kjo e fundit. Mirëpo nga partia e kryeministrit, po thonë se Kosova duhet t’i mbajë marrëdhëniet e mira e ndërkombëtarë.

Presioni për të hequr tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe nuk po ndalet. Madje një presion i tillë dita ditës vetëm sa po shkon duke u rritur.

E për të hequr këtë tarifë, pajtohet edhe kryeministri Albin Kurti. Por, i njëjti dëshiron që të vë reciprocitet ndaj Serbisë.

Por, as kjo ide nuk po përkrahet, veçanërisht nga diplomatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë involvuar direkt në çështjen Kosovë – Serbi.

Ndërkohë, është një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje që po thotë se ruajtja e marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë është parim i shtetndërtimit të Kosovës.

Hajrullah Çeku ka treguar se tashmë, është krijuar edhe një ekip që do të merret me modalitetet e heqjes së tarifës dhe vënies së reciprocitetit.

E, për iniciativën e opozitës për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për mosheqjen e tarifës, Çeku thotë se VV’ja do të marrë pjesë në rast se vetëm arrihet të thirret kjo seancë.

Ndërkohë, heqjen e kësaj mase po e kërkojnë komuniteti i biznesit.

“Ne nuk mbështesim kurrfarë barriere tarifore ose jo tarifore. Kemi shprehur shqetësimin tonë sa i përket vendimit të qeverisë së Kosovë për vendosjen e masave tarifore. Kjo nuk i kontribuon as marrëdhënieve jo të mirë fqinjësore. Pasojat e vendimeve të tilla bartën nga ana e ndërmarrjeve private dhe konsumatorëve të cilët do të paguajnë çmimin për çfarëdo mase tarifore”, ka thënë Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane.

Zeka ka shtuar se duhet të hapet mundësia për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, që sipas tij do të mundësonte kthimin e investitorëve të huaj, të cilët janë larguar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.