☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,398 ▼3.78%
DOW 51,750 ▼3.01%
NASDAQ 24,484 ▼4.86%
NAFTA 90.51 ▲2.71%
ARI 4,109 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $76,438 ▼ -4.57% ETH $2,266 ▼ -6.23% XRP $1.2436 ▼ -4.49% SOL $90.0200 ▼ -5.19%
S&P 500 7,398 ▼3.78 % DOW 51,750 ▼3.01 % NASDAQ 24,484 ▼4.86 % NAFTA 90.51 ▲2.71 % ARI 4,109 ▲0.89 % S&P 500 7,398 ▼3.78 % DOW 51,750 ▼3.01 % NASDAQ 24,484 ▼4.86 % NAFTA 90.51 ▲2.71 % ARI 4,109 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Qeveria miraton edhe kompensimin për transportin publik! Karburanti 50 lekë për litër, fondi 209 milionë lekë, ja afati i

Qeveria ka miratuar kompensimin financiar për kompanitë e transportit publik, në masën 50 lekë për çdo litër karburanti të konsumuar, për të përballuar kostot e shkaktuara nga situata në tregun e hidrokarbureve.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 5 nëntor parashikon një fond prej 209 milionë lekësh nga rezerva e buxhetit të shtetit për vitin 2026. Nga kjo mbështetje do të përfitojnë shoqëritë që ofrojnë shërbimin e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës.

Kompensimi do të jepet për karburantin e konsumuar gjatë periudhës qershor–tetor 2026. Sipas vendimit, sasia e karburantit që do të kompensohet nuk mund të tejkalojë 110% të konsumit mesatar mujor të regjistruar gjatë periudhës mars–maj 2026 për secilën kompani.

Për të përfituar mbështetjen financiare, shoqëritë e transportit duhet të paraqesin kërkesë pranë administratës tatimore ku janë të regjistruara, të shoqëruar me licencën e vlefshme të transportit, të dhënat identifikuese, numrin e llogarisë bankare dhe faturat e furnizimit me karburant.

Kompanitë që ushtrojnë edhe veprimtari të tjera duhet të paraqesin dokumentacion shtesë për të vërtetuar sasinë e karburantit të përdorur për transportin e udhëtarëve.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 16 nëntori 2026.

Pas marrjes së kërkesave, administrata tatimore do të verifikojë dokumentacionin dhe brenda 15 ditëve pune do t’i përcjellë thesarit listën e subjekteve përfituese dhe urdhër-shpenzimet përkatëse. Pagesat do të kryhen brenda pesë ditëve pune nga marrja e dokumentacionit nga thesari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.