☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.73 ▲1.7%
ARI 3,953 ▼1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,308 ▼ -3.65% ETH $2,230 ▼ -4.23% XRP $1.2470 ▼ -3.63% SOL $95.9500 ▼ -4.78%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

QKUK realizon me sukses një ndërhyrje komplekse tek një 71-vjeçare, kishte aneurizëm 7 cm me rrezik për rupturë dhe gjakderdhje

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare është realizuar me sukses një ndërhyrje komplekse kirurgjikale për trajtimin e aneurizmës së arteries splenike tek një paciente 71-vjeçare.

QKUK bën të ditur se aneurizma, me dimension rreth 7 cm dhe pjesërisht e trombozuar, paraqiste rrezik të lartë për rupturë dhe gjakderdhje potencialisht fatale.

“Pas diagnostikimit me angiografi CT (CTA), ekipi multidisiplinar vendosi për trajtim kirurgjikal të hapur. Gjatë ndërhyrjes është kryer aneurizmektomia dhe rekonstruksioni vaskular me anastomozë termino-terminale të arteries splenike, duke bërë të mundur ruajtjen e splenit dhe funksionit të tij imunologjik e hematologjik.

Rasti është shoqëruar edhe me sfida anesteziologjike dhe pulmonare, të cilat janë menaxhuar me sukses nga ekipi profesional i anesteziologjisë dhe kujdesit intensiv”, thuhet në njoftim.

QKUK njofton tutje se pacientja ka qëndruar për monitorim intensiv postoperativ për 48 orë dhe është liruar nga klinika pas 7 ditësh në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ky sukses pasqyron profesionalizmin, përkushtimin dhe bashkëpunimin multidisiplinar të stafit të QKUK-së në trajtimin e rasteve komplekse kirurgjikale dhe ofrimin e kujdesit cilësor për pacientët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.