Politika

Rama: Asnjë votë për Vangjel Dulen, nxit vetëm sherr etnik

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Xar të Sarandës, ku u kërkojë shqiptarëve të votojnë për PS-së.

Po ashtu Rama, u shpreh se nuk duhet të votojnë për Vagjel Dulen, kreun e PBDNJ-së, pasi sipas tij, ai ushqen sherr etnik.

“Nuk mund të vazhdojmë me historira të vjetra partish që marrin vota e pastaj mblidhen në Tiranë për ta ndarë shtetin si tepsi, njëri do blektorinë, tjetri bujqësinë, ujin, dritat dhe pastaj secili shikon sesi atë që merr ta përdorë jo për shtetin, por për pushtetin e partisë së vet, për klientelën e partisë së vet. Kjo është histori i vjetër. Ne duhet të marrim një vendim së bashku, këtë nuk e bëjnë dot kryeministrat, apo kryetarët e partive,  por vetëm populli me votë. Duhet të marrë një vendim. Do ta ndërtojmë edhe administratën e shtetit siç po ndërtojmë pallatin e dejtesisë.

Ju jeni si të gjithë shqiptarët dëshmitarët të historive nga më të turpshme në raport me zyrën e shtetit, kjo është një histori që rrënjët i ka tek copëzimi i votës, i ushqimit me votë i lloj lloj partive dhe pastaj marrin peng parlamentin. Si mund ti jepet votë Vangjel Dules, mund të ma thoni këtë? Se shiko sa e komplikuar është vota për Vangjel Dulen, se t’ja japësh votën Vangjel Dules duhet të shkohesh njëherë te PD. PBDNJ, lufta për tu bashkuar për të drejtat e njeriut iku me prodhimet e kalbura, mbeti vetëm Vangjeli që do karrige në Parlament.  Ky vangjeli u nderua nga PS sic nuk është nderuar asnjë përfaqësues i minoritet në 27 vjet.

U bë nënkryetar i kuvendit, sapo u zgjodh Idrizi ky na dha dorëheqjen, çpunë kishte ky, ku përfaqëson minoritetin. Se ky do ta caktojë se kush janë të tjerët, se ky do ti verë kushtet. Dhe pse dha dorëheqje?! Se nuk bashkëjetonte dot me çamet. Vangjel Dulja! Secili është përfaqësues i atyre që përfaqëson, pse duhet të ikte ky nga nënkryetar Kuvendi? Dhe tani ky që nuk bashkëjetonte dot, ndërkohë që nuk ishte nevoja për bashkjetëse se  ky kishte nderin e vet, ai tjetri të vetin dhe tani na del këtu dhe thotë unë dhe Dashi do bëjmë Republikën e Re. Asnjë votë Vangjel Dules, asnjë votë Vangjel Dules se është vota  një verbërie të pashoqe. Ai duhet të përfaqësonte minoritetin, nevojat. 44 muaj kryeministër ky njeri nuk ka ardhur të më kërkojë një investim, të më kërkojë një zgjidhje për një problem njerëzish. Vetëm në parlament për të nxitur sherr etnik, konflikte për të folur për gjëra që nuk kanë çi duhen fare Vangjelit. Tani do votën nga minoriteti për Dashin e Havasë.I dëgjoni ju partitë e tjera. Do rrëzojmë ligjet për arsimin thonë. Duan të rrëzojnë ligjin e arsimit të lartë sepse nuk futin më duart, nuk bëjnë dot qoka, nuk u japin dot më vende nëpër auditprë të rinjëve që iu bëjnë lavazh trurit dhe pastaj i veshin bluzën e partisë.  Prandaj duan ta rrëzojnë ligjin. E cili prind e do këtë për fëmijën e vet. Cili prind e do për fëmijën e vet që për të marrë atë që meriton duhet të kalojë nga zyrat e partive dhe të veshi fanelën e partive dhe të ulet në bankës e shkollës.  Do votojmë për tifozllëk apo për interesin e fëmijëve. E kuptoni cfarë kërcënimi është që nëse PS nuk ka timonin e vetme do të jemi nën shantazh për të anuluar ligjin e arsimit të lartë që është një nga sukseset  më të mëdha, historike.”, -tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button