Rama deklaratë të fortë nga New York: Joe Biden tradhëtoi Hashim Thaçin “Xhorxh Washingtonin e Prishtinës”
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Nju Jorku se Shtetet e Bashkuara mund të kishin bërë më shumë për të mos lejuar, sipas tij, nisjen e procesit që çoi në dënimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Gjatë fjalës së mbajtur në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama përdori tone të forta ndaj ish-presidentit amerikan Joe Biden, duke thënë se Thaçi ishte “tradhtuar” nga një vend që, sipas tij, duhej ta kishte mbështetur më shumë.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se kritika e tij nuk lidhej me marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA-në, por me bindjen se mund të ishte ndërmarrë më shumë për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët sipas tij janë dënuar me 81 vite burg në total nga Haga.
“Hashim Thaçi nuk është me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi. Joe Biden, që e emërtoi ‘Xhorxh Uashingtonin e Kosovës’, e tradhtoi. Edhe pse Gjenerali Klark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se, në këndvështrimin e tij, SHBA-të mund të kishin vepruar për të mos lejuar që “kjo farsë të niste”, ndërsa falënderoi gjeneralin Wesley Clark për kontributin e tij personal në mbështetje të Kosovës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.