☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,997 ▲ +0.38% ETH $2,264 ▲ +0.4% XRP $1.2505 ▼ -0.27% SOL $94.6500 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Letra e dashurisë që Presidenti me nisi erdhi pas djegies së KZAZ-së, zgjedhjet nuk shtyhen

Kryeministri Edi Rama foli nga Himara  për letrën që kreu u shtetit Ilir Meta i dërgoi një natë më parë për reflektim.
Me ironi, Rama tha se kjo letër dashurie erdhi pikërisht  pasi  u dogj KZAZ-ja në Vaun e Dejës, duke theksuar edhe një herë se zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor dhe se nuk e luan topi, e jo më dekreti i Presidentit.

“30 qershori, është të dielën dhe nuk e luan as topi, jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zhytur të gjithë opozitën, e jo më ta luaji dekret pas dekreti i Baba Xhikës, që më kishte çuar edhe një letër dashurie mbrëmë. Një letër dashuria që çuditërisht e çoi pas u dogj KZAZ-ja në Vaun e Dejës. Edhe kujtonte edhe Ramiz Alinë, që i shty zgjedhjet.

Ramiza Alia i shtyu zgjedhjet se gjithë shqiptaria ishte ngritur në këmbë për të ndryshuar sistemin. Po këtu cili popull po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve?!  Populli  i atyre familjarëve të kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, që hedh gurin e fsheh dorën?!. Një burrë që pi raki në lokal dhe çoi njerëzit që të djegin KZAZ-në.

Pra gjejnë njerëz të sinqertë, besnik, të vendosur dhe mjaftueshmërisht budallenj që kthehen mish për top për këta, për Zef Hilën, që vetëm burrë nuk quhet me atë që bëri dje dhe që meriton përbuzjen qytetare të gjithë Shqipërisë. Basha dhe filxhani shkuan dhe na thanë që shkova unë me Lleshajn që të djeg KZAZ-në. Kujt do ia hedhin këta?  Kë bëjnë për budalla?”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.