🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.84 ▼4.6%
ARI 4,015 ▼3.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $61,003 ▼ -2.39% ETH $1,615 ▼ -2.95% XRP $1.0751 ▼ -2.67% SOL $67.7200 ▼ -1.88%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.84 ▼4.6 % ARI 4,015 ▼3.23 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.84 ▼4.6 % ARI 4,015 ▼3.23 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama lidh negociatat me Naim Frashërin: Drita jeshile e BE-së erdhi në 180-vjetorin e tij

Çelja e fazës mbyllëse të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ka përkuar me 180-vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe rilindësit të shquar, Naim Frashëri. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë përkim si një “mister të gëzueshëm” që lartëson aspiratën shekullore të kombit drejt familjes europiane.

Kreu i qeverisë u shpreh me mirënjohje të thellë për figurën e “Shqipëribërësit” të madh, duke thirrur “Orën e Mirë” të shpirtit të tij për mbarësinë e shtetit shqiptar. Më tej, Rama bëri me dije objektivin strategjik që përmes punës së përbashkët, Shqipëria e vitit 2030 të kurorëzojë anëtarësimin e plotë në BE.

Ky moment historik do të përkojë me 130-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit, vit i cili synohet të shpallet zyrtarisht si “Viti Europian i Naimit”.

“Është një mister i gëzueshëm, që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Europian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, udhërrëfyesit gjenial të aspiratës sonë shekullore drejt “Diellit që lind andej nga perëndon”.

Me mirënjohje të madhe e kujtojmë në këtë 25 maj “Shqipëribërësin” e madh dhe të pavdekshëm, duke e thirrur Orën e Mirë të shpirtit të tij për ditët e mira që paskëtaj vijnë për kombin e për shtetin tonë. 

Me punën tonë të përbashkët, nën dritën e amanetit të tij dhe rilindësve tanë, e me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit, vitin e “Diellit që lind andej nga perëndon. Dhe nëse siç tha Konica, kur u shtie në dhé Naimin e përcollën 300 shqiptarë, në Shqipërinë 2030 Shqipëribërësin e madh do ta kremtojë të gjallë një popull i tërë, i bërë njësh me familjen e Europës së Bashkuar”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se më 26 maj Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER) do të mbajë Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian.

Mbajtja e kësaj konference hap zyrtarisht rrugën që Shqipëria të hyjë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vendimi vlerëson progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve kryesore të procesit të integrimit, veçanërisht në forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Po ashtu, theksohet progresi në reformën në drejtësi, duke përfshirë funksionimin e pavarur dhe efikas të institucioneve të drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në fushën e të drejtave të njeriut, vlerësohen zhvillimet në lirinë e shprehjes dhe të medias, të drejtën e pronës, respektimin e pakicave kombëtare, si dhe barazinë dhe mosdiskriminimin, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian rikonfirmon mbështetjen për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerëson angazhimin e institucioneve në zbatimin e reformave për forcimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.