☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,708 ▲1.42%
DOW 54,064 ▲1.66%
NASDAQ 26,439 ▲2.03%
NAFTA 75.98 ▼5.43%
ARI 4,143 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $64,054 ▲ +0.38% ETH $1,871 ▲ +0.27% XRP $1.0760 ▼ -0.67% SOL $73.8800 ▲ +0.38%
S&P 500 7,708 ▲1.42 % DOW 54,064 ▲1.66 % NASDAQ 26,439 ▲2.03 % NAFTA 75.98 ▼5.43 % ARI 4,143 ▲1.28 % S&P 500 7,708 ▲1.42 % DOW 54,064 ▲1.66 % NASDAQ 26,439 ▲2.03 % NAFTA 75.98 ▼5.43 % ARI 4,143 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama mbledh drejtuesit politikë, në fokus riorganizimi brenda PS dhe zgjedhjet e 2027

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur që prej orës 09:00 drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në selinë rozë, në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Prej disa javësh, PS ka nisur procesin e zgjedhjes së kryetarëve në çdo njësi të saj organizative, të cilat drejtohen nga dy bashkëkryetarë, një burrë dhe një grua.

Gjatë takimit, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë dhe deputetëve socialistë të intensifikojnë takimet me bazën dhe elektoratin në të gjithë vendin. Socialistët synojnë të sigurojnë një numër më të lartë bashkish në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ndërkohë, Partia Socialiste pritet të zhvillojë zgjedhje edhe në disa prej shteteve ku jeton numri më i madh i shqiptarëve në diasporë, si SHBA, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia. Përmes ngritjes së degëve të PS në diasporë, socialistët synojnë të forcojnë organizimin jashtë vendit dhe të rrisin mbështetjen nga vota e emigrantëve.

Ky proces pritet të ecë paralelisht edhe me diskutimet që po zhvillohen në Kuvend në kuadër të komisioneve të posaçme për reformën territoriale. Reforma ka si afat përfundimtar muajin korrik, me qëllim që t’u lihet kohë institucioneve për organizimin e zgjedhjeve vendore të 2027, në rast se arrihet dakordësi mes forcave politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.