🌫️
Tiranë 18°C · Mjegull 02 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 93.39 ▲1.33%
ARI 4,519 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,818 ▼ -4.76% ETH $1,908 ▼ -4.44% XRP $1.2293 ▼ -5.07% SOL $75.8000 ▼ -6.29%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.39 ▲1.33 % ARI 4,519 ▲0.29 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.39 ▲1.33 % ARI 4,519 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët – Tv Klan

Kryeministri Edi Rama takim me vajza e djem të talentuar, fitues të programit të startup-eve për vitin 2025 dhe aplikantë për vitin 2026, me projekte premtuese në fushën e teknologjisë.

Aktualisht në vendin tonë ka arritur në 3 mijë e 300 numri i kompanive të regjistruara, me mbi 21 mijë specialistë që punojnë në këtë sektor, ndërkohë që paralelisht është rritur me 15% edhe numri i  studentëve të regjistruar në degët që kanë të bëjnë me teknologjinë digjitale.

“Ishte kënaqësi që të ishim këtu edhe të mund të shihnim çfarë keni bërë, ndërkohë që për më shumë se kaq ky takim vlen që edhe të tjerët të shohin mundësitë, se çfarë bëjmë së bashku. Forca e teknologjisë i jep mundësinë njeriut që të realizojë të paimagjinueshmen. Ne sot mund të themi lirisht, atë që deri disa kohë më parë ishte për të qeshur.

Cilido dhe cilado nga të rinjtë në Shqipëri, mund të punojnë nga Shqipëria në çdo vend të botës, mjafton që të kenë një kompjuter dhe të jenë të lidhur me internetin. Të punojnë nga shtëpia e tyre dhe të paguhen çdo herë më mirë nga sa do punonin nëse do largoheshin nga Shqipëria. Nuk është më për të qeshur, por është një realitet. Një shifër për ne është shumë domethënëse, 3-fishimi i aplikantëve të programeve tona të startup-eve. Tashmë është një program i besueshëm.

Ka tërhequr një numër rekord aplikimesh 1219 aplikime, për mbështetje financiare që shkon nga 15 mijë euro në 45 mijë euro dhe për projekte konsolidimi deri në 90 mijë euro. Nuk janë kredi, por janë grante që qeveria shqiptare ua vë në dispozicion atyre që paraqiten me një ode interesante. Jemi sot në Elbasan dhe ky qytet ka edhe një potencial tjetër, ka shkollën e vet profesionale dhe vetvetiu përbën një rezervuar mjaft të konsiderueshëm si qyteti i Elbasanit për të rritur krijesa të reja të botës së teknologjisë.

Kemi nxjerrë një mësim nga kjo rritje e numrit të aplikimeve, për t’iu përgjigjur kësaj shpejtësie ne do rrisim edhe volumin e financimeve. Për të gjithë ata që kanë aplikuar, ne nuk do të kufizohemi tek numri i fituesve, por do të bëjmë një ekstra financim në javët që vijnë. Do të financojmë edhe aplikues të tjerë mbi atë shifër. Duke u mundur që ta rrisim financimin aq sa është rritur numri, në proporcion. Këtu në Elbasan kemi 27 shkolla, që kanë laboratorët inteligjentë”, tha kryeministri Rama.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.