🌡️
Tiranë 11 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 89.65 ▼0.42%
ARI 4,125 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,709 ▲ +1.64% ETH $1,654 ▲ +0.84% XRP $1.1141 ▼ -0.33% SOL $64.9700 ▲ +0.65%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 89.65 ▼0.42 % ARI 4,125 ▼0.2 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 89.65 ▼0.42 % ARI 4,125 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama me policen e plagosur, i premton operacion në Turqi. Oficerja e plagosur tregon tmerrin

Kryeministri Edi Rama takoi në spital policen e plagosur gjatë protestës së sotme para Parlamentit.
Në një video ekskluzive të Top Channel, kreu i qeverisë dëgjohet duke i premtuar nënës së Ina Nukës se vajza e saj do të dërgohet në Turqi për një operacion.

“Nesër ose pasnesër do të kryhet operacioni. Operacioni është i mundshëm, i gjatë, por gishtat rivihen dhe për një periudhë kohe rimarrin funksionin. Ju kam sjellë dhe një telefon që t’i bëjë mesazhet me gishtat e rivendosur”, tha Rama.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Open” me Eni Vasilin, policja e plagosur në dorë, Ina Nuka tregon momentin e plagosjes nga një plasëse.

“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Nuka.

“Policia nuk është këtu për të krijuar rrëmujë, por është këtu për të ruajtur rendin”. Kështu do të shkruante pak kohë më parë në rrjetet sociale teksa postonte një foto nga puna e përditshme, efektivja e plagosur gjatë protestës para Parlamentit.

Por, 24-vjeçarja Ina Nuka, efektive e repartit “Shqiponja”, nuk e dinte se një ditë si kjo e enjte, asaj do t’i rrezikohej jeta në krye të detyrës. Ajo ishte vendosur në rreshtin e parë të kordonit të policisë, kur një shashkë i shpërtheu pranë dorës së djathtë, duke humbur dy gishta.

Në spital, të lënduarit e policisë i vizitoi edhe kryeministri Edi Rama. “Prerja e gishtave të vajzës është vërtetë një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe Policisë së Shtetit që është në mbrojtje të ligjit dhe në mbrojtje të interesave publike. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë. Sa më shumë i bien ndesh ligjit, aq më shumë do të përballen me ligjin”, tha Rama.

24-vjeçarja kishte 3 vite që i ishte bashkuar Policisë së Tiranës, ndërsa më parë kishte përfunduar edhe studimet në Universitetin e Sporteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.