☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,541 ▲ +0.13% ETH $1,752 ▼ -0.25% XRP $1.1279 ▼ -0.7% SOL $79.8000 ▼ -2.28%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama: Narrativa politike dhe “lufta me Trump” po deformojnë debatin për investimet. Çdo ndërhyrje mjedisore në harmoni me standardet europiane

Kryeministri Edi Rama deklaroi se debati publik mbi investimet në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit po ndikohet nga dezinformimi dhe narrativa të shtrembëruara, të cilat sipas tij lidhen edhe me përplasje politike ndërkombëtare dhe qëndrime të caktuara ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

“”Qershia mbi tortë” e vizitës në Gjermani ishte ajo e papritura në intervistën me gazetaren e seksionit ndërkombëtar të Deutsche Ëelle-s, ku, për hir të së vërtetës, u surprizova nga mënyra se si gazetarja e kishte “gëlltitur” tërësisht çorbën e të pavërtetave lidhur me Zvërnecin dhe lidhur me marrëdhënien mes qeverisë dhe kompanisë që përfaqësohet nga Jared Kushner, duke mos e fshehur ajo se i përkiste kampit të gjerë të të gjithë atyre që e kthyen Shqipërinë në një arenë për të bërë “luftën” e tyre me Trump-in, qofshin në Amerikë, qofshin në Australi, qofshin edhe në Europë. U përballa me pyetje të tipit: “Si mund të privatizohet, të shitet toka publike?”, gjë që as nuk ka ndodhur, as nuk ka arsye të ndodhë. Zvërneci është tokë private, Sazani është tokë publike, ku ende nuk kemi mbyllur marrëveshjen. Pikërisht sepse ne po negociojmë partneritetin dhe shteti, që do të jetë gjithnjë pronar i tokës, do të duhet, për t’u realizuar marrëveshja, të jetë ortak në sipërmarrje”, tha Rama në “Shënimet e Javës”.

Rama theksoi se nuk bëhet fjalë për privatizim të tokës publike apo shkelje ligjore, por për procese partneriteti dhe zhvillimi që zhvillohen brenda kuadrit institucional dhe ligjor të vendit.

“E vërteta është shumë e thjeshtë: nuk ka as privatizim të tokës publike, as shkelje të rregullave. Ka vetëm procese partneriteti që zhvillohen brenda ligjit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian. Ne jemi të detyruar të zbatojmë Kapitullin 27 dhe të bëjmë vlerësimin e ndikimit në mjedis për çdo projekt.”

Rama theksoi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke respektuar në mënyrë strikte standardet dhe detyrimet që burojnë nga negociatat, veçanërisht nga Kapitulli 27 për mjedisin.

Ai theksoi se Shqipëria nuk mund dhe nuk do të ndërmarrë asnjë hap që bie ndesh me standardet e Bashkimit Europian, ndërsa çdo projekt i madh zhvillimor kalon përmes vlerësimeve të detajuara të ndikimit në mjedis dhe monitorimit institucional.

“E gjitha kjo është një vorbull që përzihet e përzihet për qëllime që janë qartësisht të tjera. Ne jemi të detyruar nga standardet e Bashkimit Europian të bëjmë vlerësimin e ndikimit në mjedis, gjë që po e bëjmë, dhe t’u përgjigjemi të gjitha kritereve të Kapitullit 27. Pra, siguresa për të gjithë ata që janë të shqetësuar është pikërisht Komisioni Europian, i cili deri më tani është njohur në vijimësi me faktet dhe nuk ka asnjë alarm, sepse procesi po ecën në harmoni të plotë me monitorimin europian”, tha Rama.

Rama shtoi se qëllimi strategjik i Shqipërisë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe se çdo vendimmarrje qeveritare është e orientuar drejt përmbushjes së këtij misioni.

“Cilido që e ka shumë të qartë ose e ka pak të qartë faktin që unë jam këtu për të udhëhequr Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, faktin që ne kemi një mandat popullor shumë të fortë për të realizuar këtë mision historik, faktin që ky mision historik nuk është i krahasueshëm dhe i barazvlefshëm me asgjë, e ka shumë të qartë edhe faktin që nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë hapa, të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet dhe kriteret e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.