Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 02 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,345 ▲ +0.04% ETH $2,308 ▼ -0.11% XRP $1.3916 ▼ -0.02% SOL $83.9300 ▼ -0.55%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
02 May 2026
Breaking
Politika

Rama në Ersekë: Tu heqim nga dora administratën partive

Duke folur nga Erseka, kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet “tu heqim nga dora administratën partive”. Rama tha se nuk bëhet shtet serioz, nëse nuk kemi shërbime dinjitoze.
“Nuk kemi për të patur kurrë një shtet serioz si të gjithë të tjerët në familjen evropiane dhe nuk kemi pasur kurrë shërbime dinjitoze në zyrat e shtetit nëse nuk ua heqim administratën e shtetit partive nga dora, nëse nuk i japim fund më 25 qershor kësaj historie të shëmtuar, kësaj historie shushunjash që ushqehen me gjakun e njerëzve, me gjakun e ëndrrave, të shpresave, që kthehet në votë, do ta kemi të pamundur. Prandaj miqtë e mi më 25 qershor duhet të shkoni në votime për të çliruar veten tuaj nga kthetrat e zyrtarëve dhe zyrtarucëve të korruptuar që ua nxin jetën për tu dhënë një pronë, një hipotekë, një patentë, një licencë. Kjo histori zgjidhet në çdo fshat e çdo qytet ditën e zgjedhjeve”, tha Rama.
Rama tha se njerëzit më 25 qershor njerëzit kanë mundësinë të votojnë tre skuadra.  “Skuadra jonë, që nuk ka bërë mrekullira. Në 44 muaj kemi bërë shumë, po nuk është mjaft. Përkundrazi, shumë më tepër mbetet për tu bërë, ama mjafton për të thënë që jemi të vetmit që mund të bëjmë shtet. Për Lulzim Bashën që deri para dy javësh bënte thirrje për të shpuar goma e thyer xhama e për ti qëlluar me grusht kujt i dilte përpara e tani thotë jam kryeminsitër i ekonomisë. Po ca do të thotë pas dy javësh të tjera askush nuk e di. Lulzim Basha e PD nuk mund të marrin drejtimin e vendit se nuk kanë lidhje me nevojat e vendit. Nuk po flas për të tjerët. Të tjerët janë të tërë në kërkim jo të timonit të qeverisjes, por të votave për të pasur një dorë në timon e për ta lëvizur timonin sa herë që duan ta ndalojnë makinën për nevojat e tyre personale. Sa herë që duan ta ngadalësojnë makinën për nevojat e tyre partiake. Të tjerët mos i llogarisni”, tha më tej kreu i Partisë Socialiste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.