☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 29 June 2026
S&P 500 7,440 ▲1.18%
DOW 52,183 ▲0.59%
NASDAQ 25,820 ▲2.07%
NAFTA 70.54 ▲1.89%
ARI 4,029 ▼1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
₿ CRYPTO
BTC $60,467 ▲ +1.55% ETH $1,623 ▲ +3.59% XRP $1.0722 ▲ +2.61% SOL $75.8700 ▲ +7.19%
S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.54 ▲1.89 % ARI 4,029 ▼1.65 % S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.54 ▲1.89 % ARI 4,029 ▼1.65 %
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
29 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Rama në një takim me peshkatarë në portin e Durrësit: Çmim unik tavan për naftën

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se do të vendoset një çmim unik tavan për naftën për peshkatarët në të gjithë vijën bregdetare.

Në një takim me peshkatarë në portin e Durrësit, Rama tha se “kemi bërë një mbështetje masive për naftën”.

“Nafta është rritur, por ajo që ne na intereson në radhë të parë është që kjo rritje të mos prekë ata të cilët janë në frontin e parë të prodhimit, janë në frontin e parë të punës dhe të shërbimeve dhe për këtë arsye kemi investuar kaq shumë për naftën pa taksa dhe për këtë arsye kemi dhënë dhe një ndihmë ekstra për naftën për ju, sepse ju e keni me një konsum të lartë karburanti gjithë aktivitetin tuaj, nuk është një konsum i zakonshëm”, tha ai.

“Kjo çështja e një loje çmimit të naftës që bëhet këtu në portin e Durrësit do të mbarojë, do vendoset një çmim unik tavan për të gjithë peshkatarët në të gjithë vijën bregdetare, i detyruar dhe askush nuk ka për të bërë dot asnjë qindarkë lëvizje nga ai çmim, por do t’i shërbejnë peshkatarëve, do t’i shërbejnë kësaj industrie pa asnjë lëvizje nga çmimi i detyruar tavan, sepse nuk ka këtu vend për të bërë lodra e aq më pak pastaj ka vend për të nxjerrë fitime nga djersa juaj dhe nga mundimet tuaja, duke bërë xhibla me furnizimin”, tha ai.

Rama tha se nuk është fare e drejtë dhe nuk do të lejohet që të ketë dallim mes një furnitori dhe një tjetri në portin e Durrësit.

“Të gjithë furnitorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njësoj, do ta kenë çmimin me tavan të vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe nga qeveria. Kjo do të bëhet dhe do të bëhet brenda kësaj jave dhe kush do të bëjë lëvizje nga ky detyrim, do të detyrohet pastaj të dorëzojë depozitat”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.