Rama në protestën e komunave: Tendencë puro autokratike e diktatoriale e LVV-së, nuk do ta lejojmë këtë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në protestën e komunave kundër Qeverisë, ku ka kritikuar ashpër, siç ka thënë ai, bllokimin e institucioneve lokale dhe fondeve për komunat.
Rama ka deklaruar se institucionet po shfrytëzohen për të penguar qytetarët dhe se pasojat e këtyre bllokadave po i bartin drejtpërdrejt qytetarët.
“Këto institucione janë marrë peng nga një qeverisje që i shfrytëzon këto institucione për t’i bllokuar qytetarët. Nuk i bllokon kryetarët, por qytetarët, vetëm pse nuk e kanë votuar dikë të LVV-së”, ka deklaruar Rama.
Ai e ka cilësuar këtë qasje si tendencë diktatoriale dhe autokratike.
“Është tendencë diktatoriale, një tendencë autokratike në zhvillim. Për këtë arsye jemi bërë bashkë dhe jemi këtu që të kërkojmë të drejtat tona dhe të qytetarëve tanë”, tha ai.
Rama ka thënë se bllokimi i fondeve dhe buxheteve të komunave po dëmton drejtpërdrejt qytetarët.
“Të gjitha këto bllokada të fondeve e buxheteve që janë marrë prej komunave i dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët tanë. Tendencë puro autokratike, diktatoriale. Nuk do ta lejojmë këtë”, u shpreh i pari i Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës ka falënderuar edhe kryetarët e komunave që iu janë bashkuar protestës.
“Faleminderit kryetarëve të të gjitha komunave që i janë bashkangjitur kësaj thirrjeje”, tha Rama.
Sipas Ramës, bëhet fjalë për rreth 344 milionë euro fonde të bllokuara, ndërsa ka theksuar se 18 komuna nuk kanë pasur buxhet të miratuar në vitin 2023.
“344 milionë janë marrë fonde tash e vite tjera. 18 komuna nuk kanë pasur asnjë buxhet në votim në vitin 2023. Shumë komuna janë në kolaps total”, shtoi Rama./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.