Politika

Rama paralajmëron: Na është dhënë një shpatë kundër padrejtësive, jo një lugë në brez

Nga Asambleja Kombëtare e PS-së, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet e 25 qershorit me “duart” i vetëm në timon, është një detyrë dhe poërgjegjësi që ai vetë nuk e ka provuar kurrë për nga pesha.

Rama është shprehur se pavarësisht peshës së rëndë që do të ketë timoni i qeverisë në 4 vite, asnjë deputet apo përfaqësues i PS-së nuk duhet të harrojë, se qytetarët më 25 qershor i kanë dhënë socialistëve një shpatë të zhveshur për të goditur padrejtësitë, dhe jo një lugë të ngjeshur në brezin e tyre.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar të vetët se bëjnë mirë të mos harrojnë për asnjë ditë në 4 vitet e ardhshme, se shqiptarët i kanë votuar për të bërë shumë më shumë se nga çfarë është bërë. Kryeministri është shprehur gjithashtu se sfida më e madhe e PS-së dhe qeverisë së ardhshme është të ruhet nga pushteti që do të mbajë në duar.

“Të nderuar përfaqësues e përfaqësuese të asamblesë kombëtare, shokë shoqe… motra e vëllezër. Hyjmë në një sezon të ri politik do të qeverisim shqipërinë për 4 vitet që vijnë, të vetëm në timon, por bashkëudhëtarë për një koalicion të paprovuar kurrë më parë. PS me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Bashkë për Shqipërinë që duam.

Dua të jem menjëherë fare i qartë, bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm nuk është një togfjalësh propagandistik por një sfidë reale, për të ndëruart dhe vënë në funksionim një koalicion rela, fillimisht në nivelin qëndror, të cilin në dy vite do ta shtrijmë edhe në nivelin vendor, ku kandidaturat e listat vendore do të jenë mishërim i këtij vullneti.

Pra jemi në fillesën e një projekti të ri politik me frymëzimin nga poshtë dhe reflektimin tonë nga lartë në funksion të administrit korrekt të vendit.

Një bashkim i domosdoshëm njerzisht nga të gjitha shtresat për të mundësuar arritjen e këtij stadi duke qeverisur realisht me njerëzit dhe për njerëzit. Urgjenca e ndryshimit është tama ajo që u mishërua për të na i larguar nga prehri aleatët me një dorë në timon…

Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që na mundësoi ne privilegjin për të udhëhequr e vetme Shqipërinë, pavarësiht kusureve tona për 4 vjet qeverisje dhe pavarësisht rrengjeve që na punuan të tjerët në këto 4 vite.

Njerëzit e zakonshëm e bënë të tyrern, ata e fitusan betejën zgjedhore për në, tani është rradha jonë, të fitojmë betejnë për Shqipërinë që duam për ata!

Besojeni ose jo, ky është mandati më i vështirë qëkur unë marr vota për të kryer një detyrë. Por më mirë ta besojmë të gjithë sot me mendje e me zemër sepse përndryshe nuk do ja dalim dot.

Për t’ja dalë këtij mandati kaq të vështirë, mund tja dalim vetëm duke u supermotivuar e superorganizuar që fuqinë tonë në parlament mos ta shkëpusim nga burimi i energjisë së mandateve tona, i ardhur nga njerëzit që na votuan.

Fitorja e 25 qershorit mund të jetë për ne e para për një epokë të re të partive politike për Shqipërinë, ose e fundit për një kohë shumë të gjatë.

Sfida jonë, është të mbrojmë vetveten nga pushteti. Pushteti na është dhënë si shpatë e zhveshur kundër prapambetjeve, kundër padrejtësisë dhe jo si lugë e ngjeshur në brez për ne që jemi këtu.”-tha Rama

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button