🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,899 ▼ -0.03% ETH $2,363 ▼ -0.8% XRP $1.3076 ▲ +1.23% SOL $102.4900 ▼ -0.06%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama reagon sërish për protestat, publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që vijojnë prej gati një muaji tashmë dhe që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Rama ka postuar në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari i cili i kërkon të dorëhiqet, por jo për të njëjtat arsye që protestuesit paraqesin prej 26 ditësh para kryeministrisë.

Qytetari i shkruan se “qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë.”

Më tej, në kërkesat e tij, ai i thotë “të dorëhiqet” duke renditur si arsye ato që kryeministri Rama shpesh i paraqet si arritje: shifrat e turizmit, rritja e pagave, hapja e negociatave, investimet e ndryshme, rritja e nivelit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare etj.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë

()ë!

Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.

Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.

Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).

Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.

Dorëhiqu për aeroportet!

Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!

Dorëhiqu për negociatat që u hapen!

Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.

Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!

Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.

Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!

Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.

Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.

Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.

Ose mendoje kështu: Dorëhiqu…në 2030!

Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.