🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,486 ▲0.89%
DOW 51,585 ▲0.18%
NASDAQ 26,409 ▲1.49%
NAFTA 75.65 ▼0.47%
ARI 4,232 ▼3.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $62,691 ▼ -3.02% ETH $1,687 ▼ -3.54% XRP $1.1357 ▼ -4.5% SOL $68.6400 ▼ -5.05%
S&P 500 7,486 ▲0.89 % DOW 51,585 ▲0.18 % NASDAQ 26,409 ▲1.49 % NAFTA 75.65 ▼0.47 % ARI 4,232 ▼3.41 % S&P 500 7,486 ▲0.89 % DOW 51,585 ▲0.18 % NASDAQ 26,409 ▲1.49 % NAFTA 75.65 ▼0.47 % ARI 4,232 ▼3.41 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama: Shumica e shqiptarëve e duan projektin në Zvërnec – Resorti 4 miliardë euro synon më shumë gjelbërim dhe pastrim të ujërave

Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e panelit në Forumin Botëror FII në Romë, drejtuar nga gazetarja e CNN, Eleni Giokos. Diskutimi u përqendrua tek investimet e mëdha në turizëm dhe ndikimi i tyre në natyrën shqiptare, ku Rama mbrojti projektin e resortit luksoz me vlerë 4 miliardë euro, duke e cilësuar si një mundësi historike për vendin.

Ai theksoi se ky projekt synon të tregojë se natyra dhe njerëzit mund të bashkëjetojnë.

“Jemi tani në një moment në kohë kur mund të kemi investimin më të madh në turizëm në mbarë Europën, që vlen 4 miliardë euro. Një investim që është menduar qysh në fillim si një mënyrë për të treguar se natyra dhe njerëzit mund të bashkëekzistojnë dhe se një jetë rigjeneruese, qoftë për natyrën, qoftë për njerëzit, është mënyra për të ecur përpara. Arkitektët më të mirë, peizazhistët më të mirë, inxhinierët më të mirë të ujërave janë përfshirë në këtë zhvillim, që do të jetë sigurisht shumë i dobishëm për Shqipërinë.”

Rama solli në vëmendje ndryshimet që ka pësuar Shqipëria në dekadën e fundit, duke përmendur moratoriumin për prerjen e pyjeve dhe gjuetinë, si dhe rritjen e popullatës së zogjve.“Për mua, fakti që ka njerëz në Shqipëri sot që dalin në rrugë dhe protestojnë në emër të natyrës, në emër të mbrojtjes së zogjve, është e jashtëzakonshme. Shqipëria deri një dekadë më parë ishte destinacion për gjueti barbare. Vendosëm një moratorium 10-vjeçar për prerjen e pemëve dhe për gjuetinë. Kemi trefishuar popullatën e zogjve në Shqipëri dhe do të vazhdojmë kështu.”

Duke iu përgjigjur kritikave për ndikimin mjedisor, Rama garantoi se projekti do të sjellë më shumë gjelbërim dhe pastrim të ujërave të lagunës.

“Projekti synon të krijojë 25% më shumë sipërfaqe të gjelbër sesa ekziston aktualisht. Sot, ujërat e lagunës janë të ndotura dhe ne do të kemi një sistem krejtësisht të ri për t’i pastruar ato përsëri. Siç thoni ju në Shtetet e Bashkuara. t’i bëjmë ujërat sërish të pastra.”

Kryeministri u shpreh se pavarësisht indinjatës digjitale dhe protestave të shpërndara në rrjete sociale, shumica e shqiptarëve e mbështesin projektin.

“Kam një lajm për ju. Shumica e popullit shqiptar e do projektin. Qyteti ku do të zhvillohet projekti është, në një shumicë shumë të madhe, në pritje të tij dhe nuk ka protesta. Komuniteti ku projekti do të zhvillohet e dëshiron projektin. Pra, ajo që shihni ju nuk është saktësisht ajo që po ndodh. Zemërimi ekziston, e kuptoj, por kur të zbehet dhe kur t’i dërgoj një ftesë shumë të veçantë CNN-it për të ardhur në inaugurim, të gjithë do të jenë të lumtur. Dhe jam i sigurt se do të jetë një mundësi e shkëlqyer për CNN-in që të rehabilitohet. Projekti synon të krijojë 25% më shumë sipërfaqe të gjelbër sesa ekziston aktualisht. Sot, ujërat e lagunës janë të ndotura dhe ne do të kemi një sistem krejtësisht të ri për t’i pastruar ato përsëri. Siç thoni ju në Shtetet e Bashkuara: t’i bëjmë ujërat sërish të pastra, jo ‘ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”

Ai akuzoi gjithashtu fushata dezinformuese dhe sulme kibernetike të ardhura nga Irani si faktorë që kanë nxitur reagime të pavërteta.

“Sasia e dezinformatave, e videove të rreme, e bot-eve që kanë hyrë aty nga armiku ynë… Ne kemi një armik, i vetmi armik është Republika Islamike e Iranit, dhe ata kanë tre vjet që zhvillojnë një sulm kibernetik të pamëshirshëm kundër Shqipërisë dhe janë përfshirë edhe në këtë çështje.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.