Rama: Sot shqiptarët protestojnë për biodiversitetin, pasi ne trefishuam zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama nga SHBA, duke folur për protestat e zhvilluara në Shqipëri për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit, u shpreh se edhe fakti që shqiptarët protestojnë për këto çështje është meritë e qeverisë së tij.
“Sot vendi ynë protoson për biodiversitetin, pasi ne ndaluam gjuetinë, pasi rritëm zonat e mbrojtura, pasi rritëm 3-fish numrin e shpendëve dhe kafshëve në vendin tonë, pasi rritëm si kurrë më parë sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara.
Tashmë kemi një ndjesi të re në një vend të ri, ndjesinë kur njerëzit jetojnë me dijen që mirë është se mund të jetë më keq. Numri i tyre u rrit dhe kjo është një sukses i madh, siç është gjithashtu një sukses i madh që jemi shumë afër me diasporën.
Po përgatisim bonot e diasporës që më së fundmi ta çojmë në një tjetër nivel pjesëmarrjen e diasporës.”, tha Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.