🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,739 ▲0.45%
DOW 51,742 ▲0.76%
NASDAQ 27,076 ▲0.51%
NAFTA 92.16 ▼2.59%
ARI 4,322 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,882 ▼ -0.62% ETH $2,689 ▲ +0.21% XRP $1.5707 ▲ +2.59% SOL $121.3300 ▲ +3.74%
S&P 500 7,739 ▲0.45 % DOW 51,742 ▲0.76 % NASDAQ 27,076 ▲0.51 % NAFTA 92.16 ▼2.59 % ARI 4,322 ▲0.55 % S&P 500 7,739 ▲0.45 % DOW 51,742 ▲0.76 % NASDAQ 27,076 ▲0.51 % NAFTA 92.16 ▼2.59 % ARI 4,322 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
roze

A është për Tom Hiddleston? Taylor Swift habit fansat me këngën e re

Taylor Swift duket se mund t’i jetë rikthyer një prej romancave më të përfolura të së kaluarës në këngën e saj të re, “Pink Clouding”.

Fansat e këngëtares besojnë se teksti i këngës së tretë nga “The Life of a Showgirl: The Encore” i referohet aktorit Tom Hiddleston, me të cilin Swift pati një lidhje rreth tre muajshe në vitin 2016.

Vetë titulli “Pink Clouding” i referohet një faze të rikuperimit nga varësia, e karakterizuar nga ndjenja të forta euforie dhe optimizmi.

Në këngë, Swift duket se i referohet emocionit dhe entuziazmit që Hiddleston kishte për të gjatë lidhjes së tyre.

“And it was so good / Letting you want me / So good / To make promises, promises”, këndon ajo.

Më tej, këngëtarja duket se shpreh keqardhje për mënyrën se si e trajtoi marrëdhënien e tyre.

“But I was pink clouding from the thrill of it / Skydiving as you wrapped your arms around my body / Gray rocking where the arrow hit / Years later, I still wonder how to tell you sorry / I didn’t wanna let you down / So I left you up there on a pink cloud”, thuhet në tekst.

Një tjetër varg që ka bërë fansat të mendojnë për Hiddleston është: “And I swear to God, to this day / I wake up scared that I left scars on a good person.”

Swift dhe Hiddleston u njohën në Met Gala në maj të vitit 2016 dhe vetëm një muaj më vonë konfirmuan lidhjen, pasi u fotografuan duke u puthur dhe duke mbajtur duart në Rhode Island.

Çifti u shfaq së bashku në disa dalje publike, ndërsa Hiddleston takoi edhe prindërit e Swift. Ata udhëtuan gjithashtu së bashku në Romë dhe u fotografuan në disa raste gjatë lidhjes së tyre.

Në korrik të vitit 2016, Hiddleston e konfirmoi publikisht romancën, duke mohuar se ajo ishte një marifet publicitar.

“E vërteta është se Taylor Swift dhe unë jemi bashkë dhe jemi shumë të lumtur”, deklaroi ai në atë kohë.

Megjithatë, vetëm dy muaj më vonë u bë e ditur se dyshja ishte ndarë në mënyrë miqësore.

Pas ndarjes, Hiddleston ka folur pozitivisht për ish-partneren e tij, duke e cilësuar Swift si një grua “të mrekullueshmebujare, të sjellshme dhe të dashur”.

Tashmë, fansat janë bindur se “Pink Clouding” mund të jetë një mënyrë e Swift për t’i kërkuar falje aktorit, plot 10 vite pas romancës së tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.