Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar në rrjetet sociale zërat dhe komentet lidhur me mungesën e një takimi të tij me presidentin amerikan Donald Trump gjatë qëndrimit të fundit në Shtetet e Bashkuara.
Rama ka publikuar një foto ku shfaqet bashkë me Lindan Ramën krah Donald Trump, në një ambient të Shtëpisë së Bardhë.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA”, shkruan Rama krahas fotos.
Kreu i qeverisë shton edhe një sqarim me tone ironike, duke paralajmëruar ndjekësit që të mos e marrin imazhin si autentik:
“Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro dal që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit”, shkruan Rama.
Postimi vjen pak ditë pas vizitës së kryeministrit në Shtetet e Bashkuara, ku më 25 shtator ai mbajti fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
View this post on Instagram



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.