🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 22 May 2026
S&P 500 7,446 ▲0.17%
DOW 50,286 ▲0.55%
NASDAQ 26,293 ▲0.09%
NAFTA 98.40 ▲2.13%
ARI 4,517 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
₿ CRYPTO
BTC $77,238 ▼ -0.14% ETH $2,123 ▲ +0.21% XRP $1.3573 ▼ -0.8% SOL $86.8700 ▲ +1.17%
S&P 500 7,446 ▲0.17 % DOW 50,286 ▲0.55 % NASDAQ 26,293 ▲0.09 % NAFTA 98.40 ▲2.13 % ARI 4,517 ▼0.57 % S&P 500 7,446 ▲0.17 % DOW 50,286 ▲0.55 % NASDAQ 26,293 ▲0.09 % NAFTA 98.40 ▲2.13 % ARI 4,517 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
22 May 2026
Breaking
Politika

Raporti i IBAR, Berisha: Korrupsioni cilësohet shqetësim themelor

Kryedemokrati foli për raportin e IBAR për Shqipërinë. Sipas tij, në raportin e shkurtit janë pasqyruar një sërë problematikash për vendin tonë.

Berisha tha se Shqipëria nuk ka standarde të Bashkimit Europian. Shtoi se BE ka kritikuar qeverinë se nuk ka siguruar barazinë në zgjedhje dhe se ka dënuar patronazhimin e votës.

“Raporti më 2 shkurt ka pasqyruar me vertetësi problematikat madhore të regjimit të Edi Ramës. Sipas këtij raporti, Shqipëria nuk ka standarde për t’u integruar në Bashkimin Europian. Vazhdoj që të denoncoj censurën e fjalës së lirë, pasi nuk fliten gjërat, për të cilin kanë problematika qytetarët. Eliminohet tërësisht narrativa e progresit të Shqipërisë. Kërkohet që të plotësohen të gjitha kërkesat e OSBE ODIHR për zgjedhje të lira.

Në dokument thuhet se qeveria nuk mund të besohet më se mban zgjedhje të lira e të ndershme. Raporti i IBAR më 21 maj thuhet se Shqipëria duhet të sigurojë garë të barabartë në zgjedhje, të marrë masa për keqpërdorim të burimeve shtetërore. Raporti godet rrjetet e terroristëve të patronazhistëve. Nuk përmendet fjala “terrorist”, por rrjetet e patronazhimit janë bërë famëzeza në Europë e në botë”, tha Berisha.

Vlerësoi se Rama goditet në raport edhe në lidhje me autonominë vendore.

“Rama goditet në raportin e IBAR për autonominë vendore. Këtu BE denoncon regjimin e Ramës, që ka marrë çdo kompetencë të qeverisjes vendore. Është i çmendur pas gjobave të sipërfaqeve të ndërtimit dhe këtë gjë bën me territoret e vendit, nga cepi në cep. BE e di se Rama ka marrë kompetencat e qeverisë vendore”, u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi se në raportin e shkurtit të IBAR-it saktësohet se korrupsioni është shqetësim serioz. Por, se në raportin e tanishëm vlerësohet se korrupsioni është shqetësim themelor.

“Në raportin e shkurtit të IBAR-it saktësohet se korrupsioni është shqetësim serioz. Tani thuhet se korrupsioni është shqetësim themelor, vendimtar. Me një fjalë, Shqipëria thuajse me karton të kuq. Kjo, sepse thuhet ka ‘korrupsion krucal’. Kjo thuhet se BE me siguri e di që Rama qëndron pas korrupsionit të ministrave dhe deputetëve e vartësve të tij”, tha më tej Berisha.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.