☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 82.39 ▼1.44%
ARI 4,116 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,828 ▼ -0.72% ETH $1,890 ▼ -1.29% XRP $1.0771 ▼ -0.35% SOL $73.6700 ▼ -0.27%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 82.39 ▼1.44 % ARI 4,116 ▼1.08 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 82.39 ▼1.44 % ARI 4,116 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Kosova

Raporti i IKKL-së për krimet e Serbisë, Pierce: Kontribut i rëndësishëm drejt krijimit të një baze faktike të provave dhe vendosjes së përgjegjësisë

https://omg10.com/4/11463930

Ditë më parë Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë lansoi Raportin preliminar të personave të vrarë, personave të zhdukur me dhunë dhe personave të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë.

E pas publikimit të këtij raporti, lidhur me lansimin e këtij raporti, e Dërguara e Posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce theksoi se ngjarjet tragjike në Kosovë janë ndër periudhat më të errëta të historisë së fundit të Evropës.

“Gjetjet e këtyre dëshmive janë një kontribut i rëndësishëm drejt krijimit të një baze faktike të provave dhe vendosjes së përgjegjësisë për më shumë se 13 mijë njerëz që humbën jetën ose u zhdukën gjatë konfliktit në Kosovë, si dhe për shumë të tjerë që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dhe pësuan humbje, lëndime ose trauma.

Ngjarjet tragjike në Kosovë janë ndër periudhat më të errëta të historisë së fundit të Evropës dhe ne duhet të mësojmë nga mësimet e tyre. Paqja e qëndrueshme kërkon që të gjitha komunitetet të përballen me të kaluarën në mënyrë të sinqertë dhe të punojnë drejt së vërtetës, pajtimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Disa dekada pas përfundimit të vuajtjeve të mëdha njerëzore, Mbretëria e Bashkuar mbetet e vendosur në mbështetjen e saj për një paqe dhe siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë”, thotë Pierce.

Ndryshe, ditë më parë Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL lansoi Raportin e Listës preliminare të personave të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë.

Raporti paraqet metodologjinë, procesin e dokumentimit dhe analizën e të dhënave të Listës preliminare, e cila përfshin rastet e verifikuara nga IKKL për periudhën e luftës (1 janar 1998 – 20 qershor 1999) dhe periudhën e pasluftës (21 qershor 1999 – 31 dhjetor 2000). Publikimi i kësaj liste shënon fazën e parë të databazës institucionale të IKKL-së, e ndërtuar për të dokumentuar me saktësi pasojat njerëzore të luftës dhe për të shërbyer si një burim i besueshëm për institucionet, studiuesit dhe brezat e ardhshëm. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.