☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 88.90 ▼2.61%
ARI 4,868 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,078 ▼ -0.66% ETH $2,321 ▼ -2.26% XRP $1.3616 ▼ -1.1% SOL $83.7400 ▼ -3.31%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 88.90 ▼2.61 % ARI 4,868 ▲0.36 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 88.90 ▼2.61 % ARI 4,868 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Raporti i Qendrës Europiane të Drogave: Pas kanabisit e kokainës, vendi po kthehet në nyje trafiku për heroinës

Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) në raportin Shqipëria, Raporti Kombëtar për Drogat 2017 (Albania, National Drug Report 2017) në analizën që ka bërë për situatën e Drogave dhe Varësisë së Drogave në vend ka dhënë dhe një panoramë të tregut të jashtëligjshëm. E konsideruar si një vend prodhues i kanabisit, EMCDDA ngre shqetësimin se vendi pas kanabisit e kokainës, së fundmi po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend. Si janë çmimet në vend dhe sasitë e zëna ndër vite…

Shqipëria konsiderohet një vend prodhues i kanabisit, thuhet në raport. Vendet kryesore të furnizimit me kanabis nga Shqipëria janë vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian. Për të luftuar këtë fenomen, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë plane vjetore veprimi. Produktet e kanabisit janë ndër drogat të kapura më shpesh në Shqipëri. Nga viti 2012, ka pasur një numër në rritje të identifikimit dhe të shkatërrimit të plantacioneve me kanabis.

Në vitin 2015, Policia Shqiptare raportoi një numër rekord të sasisë së zënë të kanabisit prej 1198 plantacionesh dhe shkatërrimin e 797422 rrënjëve. Shtuar kësaj, janë kapur gjithashtu sasi të mëdha të kanabisit të presuar. Sipas të dhënave sasia e zënë e kanabisit nga u rrit nga 310 tonë në 2010, në 1093 tonë në 2014, ku një sasi rekord prej 102 tonësh u kap.  Nga 2014- në 2015 tre laboratorë të prodhimit të vajit të kanabisit u shpërbënë.

Duke qenë pjesë e degëzimit jugor të rrugës ballkanike, Shqipëria është vendi tranzit i trafikut të heroinës. Rrugët kryesore që përdoren janë Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri. Heroina transportohet në Shqipëri me kamionë, autobusë, makina etj,. Të dhënat e disponueshme tregojnë se destinacionet kryesore të trafikimit të heroinës nëpërmjet Shqipërisë janë Italia dhe Greqia, por një pjesë e sasisë së trafikuar mbetet në vend për konsumatorët në Shqipëri. Në vitet e fundit, sasia e zënë e heroinës ka qenë disi e qëndrueshme, por sasia e zënë ka varjuar nga viti në vit. Sipas të dhënave të disponueshme sasia e zënë në Shqipëri ka qenë më e ulët nga 2010 në 2011 (respektivisht janë kapur 15.5 kg dhe 21.4 kg), ndërsa në 2012-n sasia e zënë e heroinës u katërfishua në 87.7 kg. Në 2013-n në total pati 95 raste të sasisë së kapur, ku u sekuestruan rreth 74.3 kg heroinë. Në 2014 kishte 81 raste dhe 73.5 kg të zëna, ndërsa në 2015 87 raste dhe 36.9 kg heroinë e zënë.

Kokaina (pluhur) duket se hyn në Shqipëri në sasi të vogla, kryesisht nëpërmjet korrierëve apo  shpërndarjeve postare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Amerikës së Jugut, të njohura për prodhimin e kokainës. Në vitet e fundit të dhënat tregojnë se rastet e transportimit me anë të kontejnerëve janë shtuar. Një laborator i përfshirë me nxjerrjen dytësore të kokainës u identifikua dhe u shpërbë në 2015-n.

Ky operacion rezultoi me zënien e 20 kg kokainë pluhur, e cila ishte e destinuar për në Gjermani. Pjesa më e madhe e kokainës së trafikuar në vend mendohet të jetë për përdorim të brendshëm, por droga trafikohet edhe më tej, kryesisht në Greqi dhe në Itali. Që nga 2010, numri i rasteve dhe sasia e zënë janë në trend rritës. Në 2015, pati një numër rekord të rasteve të ndaluara. 71, dhe të sasisë së zënë prej 27.1 kg, të cilat u raportuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Drogat sintetike nuk janë të shpeshta në tregun shqiptar të drogave.

Të dhënat tregojnë se çmimi në tregun e zi për një gramë kanabis në 2015-n ishte 1-1.3 euro. në 2012-n, çmimi në tregun e zi i heroinës varjonte nga 21 deri në 25 euro për gramë. Pastërtia e heroinës në tregun e zi përllogaritej rreth 4 për qind. Çmimi për 1 gramë kokainë në 2012 varjonte nga 50-100 euro për gramë, ndërsa pastërtia ishte rreth 27 për qind. Kanabisi i kultivuar në vend vijon të mbetet droga kryesore në tregun shqiptar të drogave. “Shqipëria është gjithashtu vend tranzit i heroinës dhe së fundmi dhe i kokainës”, përfundon raporti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.