☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,274 ▲ +0.92% ETH $1,734 ▲ +0.43% XRP $1.1524 ▲ +0.17% SOL $74.0400 ▲ +3.48%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Sporti

Raporti i UEFA-s dhe Nielsen: Kombëtarja shqiptare bashkon tifozët dhe gëzon imazhin më pozitiv në futbollin shqiptar

Kombëtarja shqiptare vazhdon të mbetet pika më e fortë e identifikimit dhe krenarisë për tifozët në vend. Kjo konfirmohet nga raporti “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë Nielsen, i cili evidenton nivelin e lartë të interesit dhe perceptimit pozitiv ndaj ekipeve kombëtare shqiptare.

Sipas studimit, interesi për Kombëtaren A është rritur nga 61% në vitin 2016 në 66% në vitin 2026, ndërsa ndërgjegjësimi dhe njohja për ekipet e tjera kombëtare ka ardhur gjithashtu në rritje. Raporti vlerëson se objektivi i Shqipërisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës dhe organizimi i Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027 kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e interesit të publikut.

Kombëtarja A gëzon gjithashtu perceptimin më pozitiv ndër të gjitha ekipet kombëtare, me një vlerësim mesatar prej 7.8 pikësh nga 10. Sipas raportit, nëntë në dhjetë shqiptarë shprehin interes për ekipin kombëtar, ndërsa më shumë se gjysma deklarojnë se ndjekin ndeshjet dhe marrin pjesë në stadium për të mbështetur skuadrën kuqezi.

Fjalët që lidhen më shpesh me Kombëtaren janë “emocionuese” dhe “krenari”, duke reflektuar marrëdhënien e veçantë që tifozët kanë krijuar me ekipin kombëtar. Te të anketuarit që ndjekin futbollin, këto vlera shfaqen edhe më të theksuara.

Një nga treguesit më domethënës të studimit është fakti se 89% e të anketuarve besojnë se Kombëtarja bashkon tifozët e futbollit në Shqipëri. Po ashtu, 84% deklarojnë se janë emocionalisht të lidhur me ekipin, ndërsa 80% shprehen se e ndjekin Kombëtaren pavarësisht kundërshtarit.

Raporti sjell gjithashtu tregues pozitivë edhe për ekipet e tjera kombëtare. Kombëtarja e vajzave perceptohet si një ekip që ofron argëtim, emocione dhe krenari, ndërsa ekipet kombëtare të moshave vlerësohen si konkurruese, emocionuese dhe argëtuese.

Gjithashtu, 64% e të anketuarve i konsiderojnë ekipet kombëtare të moshave si modele pozitive për fëmijët e tyre, ndërsa ky tregues arrin në 49% për Kombëtaren e vajzave.

Sipas studimit, gjysma e shqiptarëve janë të kënaqur me mënyrën se si menaxhohen ekipet kombëtare, ndërsa ky nivel kënaqësie rritet në 55% te tifozët e futbollit.

Gjetjet e raportit konfirmojnë se ekipet kombëtare shqiptare vazhdojnë të jenë ndër asetet më të rëndësishme të futbollit në vend, duke gjeneruar interes, emocione dhe ndjenjë përkatësie te publiku shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.