⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 85.80 ▼2.18%
ARI 4,229 ▲2.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,620 ▲ +3.59% ETH $1,680 ▲ +3.97% XRP $1.1461 ▲ +4.59% SOL $67.0800 ▲ +6.78%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.80 ▼2.18 % ARI 4,229 ▲2.78 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.80 ▼2.18 % ARI 4,229 ▲2.78 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
12 Jun 2026
Breaking
Politika

Rasti “Xhisiela”, Rama: Asnjë interferencë politike, djali i deputetit është në burg

 “Xhisiela Maloku është marrë peng për llogari të tregut politik dhe mediatik, por ajo meriton vetëm drejtësi dhe këtë mund t’ia japi vetëm rruga e institucioneve të drejtësisë”.

I ftuar përballë disa analistëve në studion e emisionit “Real Story”, Kryeministri Edi Rama foli për disa çështje të aktualitetit politik në vend.

Lidhur me akuzat e opozitës për rastin “Xhisiela”, Rama tha se “mund të përgjigjem vetëm për aspektin që lidhet me sjelljen e institucioneve në këtë rast dhe nuk preferoj të hyj në vorbullën e kazanit për këtë çështje”.

“Vajza është marrë peng për llogari të tregut politik dhe mediatik dhe është mbajtur peng për ditë të tëra në mënyrë brutale. Ajo meriton vetëm drejtësi dhe këtë mund t’ia japi vetëm rruga e institucioneve të drejtësisë. Të tjerat ia kam lënë atyre, që nuk mund të jetojnë dot pa këtë vorbull”, – tha Rama.

Argumentit të një analisti në studio sipas së cilit “pengmarrja” është kryer nga djali i një deputeti të mazhorancës, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj se djali i deputetit është sot në burg.

“Duke më kërkuar mua llogari për djalin e deputetit, më kujtuat një nga anëtarët e Byrosë që vinte nga karrocat, dhe që i kërkonte llogari për të birin ish-Kryeministrit Mehmet Shehu. Djali i deputetit është sot në burg”, – tha Rama.

Duke bërë një kronologji të ngjarjes, Rama tha se në 21 korrik vajza shkoi në komisariat në orën 17:00 dhe në orën 21:40 thirret për të dëshmuar në stacionin e Policisë së Fushë-Krujës nga një oficer policie, që nuk veproi sipas ligjit dhe procedurës, pasi thirri edhe palën e akuzuar. Të nesërmen ai shkarkohet nga detyra dhe po të nesërmen Policia bën komunikatën dhe çështja i referohet Prokurorisë. Në këtë moment ka mbaruar roli i Policisë së Shtetit, si një rol mes momentit të marrjes së një shqetësimi dhe denoncimit. Të tjerat janë dokrra hini”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se nuk ka asnjë provë të asnjë interference politike, por djali i një deputeti është prapa hekurave.

“Unë dhe qeveria nuk arrestojmë njerëz, por Policia me vendim të Prokurorisë. Prokuroria në këtë vend nuk varet nga unë dhe mbi të gjitha djali i deputetit, e paimagjinueshme në kohën kur dikush tjetër ishte kryeministër, sot është në burg. Deputeti është pranë gruas së tij, që po lufton me një kancer terminal”, – tha Rama.

Nëse ka provën më të vogël që deputeti është i përfshirë në çdo çështje, Kryeministri siguroi se “ai do të mbajë përgjegjësinë e vet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.